Eksperti i ekonomisë tregon dy krimet e veteranëve të rrejshëm

Politika

Eksperti i ekonomisë tregon dy krimet e veteranëve të rrejshëm

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 4 shtator 2018 Në ora: 15:57
Ilustrim

Numri i të varfërve në Kosovë është i lartë, ndërsa me numrin e madh të veteranëve dhe pagesave të tyre, ekonomistët ishin shprehur se dëmtohet buxheti i Kosovës. Ata kanë thënë se veteranët e rrejshëm duhet të ndiqen ligjërisht.

Eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, ka thënë për “Bota sot”, se kategoria e veteranëve ka bërë krim në dy aspekte.

Image
Leke Musa

“Fillimisht duhet të kthehemi te gjërat bazike, e ajo është ligji dhe rendi në rast se dikush ka bërë shkelje ligjore dhe ka mashtruar kinse i takon kategorisë së veteranëve atëherë duhet përndjekur sipas ligjeve dhe sanksioneve në fuqi. Kjo kategori ka bërë krim në dy aspekte: Së pari duke dashur të përvetësojë statusin e veteranit pa marrë pjesë në luftë, ka cenuar statusin e veteranëve të vërtetë që meritojnë një respekt të jashtëzakonshëm”, ka thënë Musa.

Krimi i dytë sipas Musës, është mashtrimi dhe përfitimi financiar në kurrizin e taksapaguesve. “Krimi i dytë është mashtrimi dhe përfitimi financiar në kurriz të taksapaguesve dhe qytetarëve tjerë, sepse kjo kategori mashtruesish përvetëson fonde të cilat përndryshe do të drejtoheshin në spitale e shkolla për fëmijë”, Lekë Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat