Alarmon analisti politik: Situata politike në vend e tensionuar

Politika

Alarmon analisti politik: Situata politike në vend e tensionuar

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 5 shtator 2018 Në ora: 12:00
Qeveria e Kosovës

Analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se përplasjet mes pozitës dhe opozitës janë tregues se situata në vend është duke u tensionuar tej mase.

“Tani ngritja e teheve të shpatave në mes pozitës dhe opozitës tregon se situata është duke u tensionuar tej mase. Fyerjet e shumta që i kanë shkëmbye mes vete këto dy palë janë sinjale të turpshme dhe të rrezikshme, pasi që kjo mund të dërgojë në një situatë të rëndë politike shtetin e Kosovës nga kjo kastë e përlyer nga krimet ekonomike dhe politike”, thotë Hertica.

Tutje, ai thotë se, zvarritja e thirrjes së seancës konstituive, lënë shumë dyshime që koalicioni aktual nuk i ka numrat e nevojshëm.

Image
Ali Hertica

“Sa i përket numrave të “PAN”, u deklarua në fillim të seancës së djeshme se i kanë 61 vota, por nuk besoj se ky koalicion nga ajo që kanë thënë se i kanë pasur prej ditës së parë. Mirëpo, vet zvarritja e thirrjes së seancës konstituive lënë shumë dyshime që këta në fakt nuk i kanë numrat dhe nuk besojë se do kenë hapa drejt votës për këtë ekip të “unitetit” siç e quajnë ata, sepse kjo qeveri është e pakicës dhe jo e 81 deputetëve. Kështu që tani fillon loja me Listën Serbe, ku do të kushtëzojnë “PAN-in” për t’i marrë votat”, ka përfunduar Ali Hertica për “Bota sot”.

Ndërkohë, kujtojmë se dje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të vazhdojë për sot, në ora 14.00, pasi bojkoti dhe mungesa e gatishmërisë së opozitës ka krijuar edhe një situatë të mungesë së konsensusit të marrjes së vendimit për ekipin negociator në dialogun me Serbinë në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat