Thaçi: Synojmë bashkimin me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

Politika

Thaçi: Synojmë bashkimin me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

Nga: Nesib Hoti Më: 5 shtator 2018 Në ora: 12:37
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në një debat të organizuar nga KDI me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”

Thaçi nga këtu ka shpalosur edhe pikëpamjet e tij në lidhje me dialogun e tij me Serbinë, duke theksuar njohjen reciproke dhe shënjimin e kufijve, që sipas Thaçit nuk nënkupton assesi ndarje të Kosovës, përcjell "Bota sot".

“Kam dëgjuar ide qesharake se Thaçi po përçan Kosovën miqtë ndërkombëtar. Kjo nuk do të ndodh, ata janë miq tonë. Kemi kaluar procese edhe me të rënda. Si shembull se s’ka kush e largon Serbinë nga Kosova. Krejt i kemi larguar, tani synojmë bashkimin me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, do të lëvizet përpara dhe do të punohet fuqishëm, dhe në fund qytetarët përmes referendumit do të tregojnë se a janë pro apo kundër kësaj.

“Do të lëvizim përpara, do të punojmë, dhe në fund qytetarët përmes referendumit do të tregojnë a janë pro apo kundër. E ardhmja e jonë kalon përmes bisedimeve. I humbëm tri vite kotë me demarkacionin me Serbinë. E kaluam këtë çështje dhe sot është hapur mundësia për liberalizim”, theksoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat