Loja e pistë e Ramush Haradinajt dhe “mullari” i Milaim Zekës!

Politika

Loja e pistë e Ramush Haradinajt dhe “mullari” i Milaim Zekës!

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 5 shtator 2018 Në ora: 18:32
Ramush Haradinaj dhe Milaim Zeka

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar opozitën në Kosovë se është rreshtuar në krah me Listën Serbe, pasi opozita vendosi që mos ta votojë ekipin qeveritar për bisedime me Serbinë në krye me Fatmir Limajn.

“Seanca për delegacionin do të shtyhet për një ditë tjetër. Mirë do të ishte opozita me votu delegacionin, opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë dhe kjo është e tëra”, ka thënë Haradinaj.

Por, kryeministri i Kosovës, tashmë po luan një lojë shumë të pistë duke akuzuar opozitën se është bërë bashkë me Listën Serbe.

Së pari, Haradinaj u zgjodh kryeministër zgjodh me votat e Listës serbe, të cilën e priti më shumë se tri orë që të kthehej nga Beogradi, atje ku kishte shkuar për të marr bekimin nga Alekasandër Vuçiq.

Së dyti, ministri i qeverisë së tij, Nenad Rikallo, është akuzuar haptas nga qytetarë të Kosovës për maltretime gjatë luftës. Haradinaj heshti ndaj Rikallos dhe nuk mori asnjë masë, duke e ditur që kryeministër është me votat e kësaj liste.

Së treti, Haradinaj që 1 vit e më shumë, po qëndron në pushtetet dhe po bashkëqeverisë me Listën serbe, e cila urdhrat direkët i merr nga Serbia.

Së katërti, Ramush Haradinaj, pret në zyrë kriminelin serb, Milan Radojeçiq, për të cilën thotë se ka shumë respekt për ndikimin që ka në pjesën veriore të Kosovës, pjesë të cilën e kontrollon plotësisht Serbia.

Së pesti, Ramush Haradinaj, po tenton ta mashtrojë popullin me lojën e pistë të tij duke fajësuar opozitën për mosvotim, siç e quan ai të grupit të unitetit, me kryetar Fatmir Limajn.

Por dihet, që Fatmir Limaj nuk do të jetë shefi delegacionit të Kosovës, por ai do të jetë vetëm shef i delegacionit qeveritar, kurse shef do të vazhdojë të jetë presidenti, Hashim Thaçi.

Thaçi do të jetë ai që do të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, ku ky i fundit tashmë në tavolinë i ka vendosur edhe kufijtë e Kosovës.

Si duket, Thaçi brenda natës mashtroi Haradinajn dhe Limajn, të cilët kundërshtonin ashpër deklaratat e Thaçit për “korrigjimin” e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj, me sulmet ndaj opozitës po tenton të shpërqendrojë vëmendjen nga ajo se është pajtuar që presidenti Thaci të udhëheqë bisedimet me Serbinë, gjë e cila kundërshtohet ashpër nga opozita.

E, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, në vend ta bind kryetarin e tij, Fatmir Limajn, ai ka zgjedhur që sot të flas për “mullarin” duke tentuar ta bind popullin se Thaçi është lideri i pakontestuar.

Zeka ka deklaruar se Thaçi “ka me i sjellë të gjithë rreth mullarit”, por duke hedhë paralele shumë të gabuar me krahasimin e Thaçit me Rugovën.

““Duke e njohur Hashim Thaçin që është lojtari më i madh politik pas Ibrahim Rugovës bashkë krejt do t’i sjellë rreth mullarit dhe prapë ka me bë në mënyrë absolute çka ai ka me dashtë. Jemi gjallë, jemi këtu dhe këtë e keni të garantuar për mua. Këta në krahasim me presidentin Thaçi janë lojtarë shumë të vegjël dhe ai e di që njerëzit tanë janë shumë lehtë të korruptueshëm dhe janë shumë lehtë me i ble. Se çfarë postesh tash do t’iu ofroj qoftë Qeveria, qoftë presidenti Thaçi njerëzve të ndryshëm mbetet për ta parë”, tha Zeka.

Por, Zeka e di që Rugova nuk e ka sjellë askënd rreh “mullarit”, por populli ka qenë më Rugovën, në kohën kur ai është sulmuar nga liderët e sotëm shumë ashpër, madje edhe duke u kërcënuar dhe tentuar të vritet.

Ramush Haradinaj, një komandant i UÇK-së, që është i varur plotësisht nga ata që dikur i luftoi, përfundimisht është zhveshur nga petku i tij, ai ka zgjedhur një lojë shumë të pistë dhe të gabuar, që populli nuk do t’ia fal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat