Kosova ka nevojë për Vetting-un, që të çlirohet nga klani “Pronto” - Bota Sot
Kosova ka nevojë për Vetting-un, që të çlirohet nga klani “Pronto”

Politika

Kosova ka nevojë për Vetting-un, që të çlirohet nga klani “Pronto”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 5 shtator 2018 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Një ndër sfidat më të mëdha, nga e cila Kosova po dështon sistematikisht është drejtësia. Prandaj Kosovës i duhet me patjetër Reforma në Drejtësi, e cila do ta çlironte vendin nga defektet e prodhuara në këtë sektor, mjaft të rëndësishëm për vendin. Andaj, Kosovës i duhet Vettingu. Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin: Vetting) ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë. Vetingu apo procesi i verifikimit është mekanizëm në kuadër të garancive për mospërsëritje të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut, për të pastruar kryesisht forcat ushtarake dhe policinë, por edhe ekzekutivin dhe gjyqësorin. Ky mekanizëm vjen në shprehje në situatat e pas-luftës apo pas kalimit nga një rend totalitar në demokraci për reformim të institucioneve nga subjektet e përfshira në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, apo shkelje të të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Megjithëse deklarimi dhe kontrolli i pasurive të kësaj kategorie bëhet prej vitesh në Kosovë, për shkak të pengesave ligjore dhe institucionale nuk ka qenë e mundur që pasuria e tjetërsuar ose e regjistruar në emra të personave të afërm ose të lidhur me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

Për gjithë shqiptarët, zvarritja e pafund e Reformës së Drejtësisë është një tregues i qartë që klasa politike që na ka drejtuar gjatë këtyre 19 viteve ka punuar pa u ndalur vetëm për xhepin e familjes së saj duke shkatërruar gjithçka pozitive të këtij vendi. E çuditshme është se deri tani nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Popullin e shumëvuajtur si pasojë e kësaj klase të çuditshme politike prej kohësh e ka çuditur pandëshkueshmëria e kësaj klase politike. Drejtësinë e ka patur nën sqetull gjatë këtyre viteve kjo klasë politike. Këtë askush nuk mund ta mohojë. Andaj, këtë reformë mezi e pret të instalohet shumica e shqiptarëve që prej kohësh kërkon ndëshkimin e shumë gjyqtarëve, prokurorëve e një fluksi të madh administratorësh vjedhës e hajdutë.

Të gjithë shqiptarët e dinë se aktualisht rreth 80 – 90 për qind e gjyqtarëve e prokurorëve janë të implikuar në vepra të ndryshme jashtëligjore, që kanë mundur të ngrenë një pasuri disa fish më të lartë se mundësitë që të jep puna e ndershme. Është kjo arsyeja që tashmë shqiptarët, Drejtësinë e vlerësojnë si dështim. Në një shtet ku prokurori përndiqet për shkak se tenton të bëj drejtësi, nuk mund të thuash se aty ka drejtësi. Dhe kjo nuk jep shpresë se këtu mund të prosperoj diçka pozitive. Sa më shpejt të filloj Vettingu, aq më mirë do të jetë për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Kosova duhet të filloj sa më parë të ndërtoj mekanizmat që të filloj drejtësia e vërtetë për të cilën kemi kaq shumë nevojë. Definitivisht Kosova nuk guxon të ambientohet me të keqën, ajo duhet ta luftoj atë permes mekanizmave që do i shtonin vendit tone siguri për një shtet të drejtë. Vettingu është nevojë dhe domosdoshmëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...