Heshtja “shantazhuese” e pushtetarëve për vizitën e Vuçiqit

Politika

Heshtja “shantazhuese” e pushtetarëve për vizitën e Vuçiqit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 8 shtator 2018 Në ora: 23:21
Thaci- Haradinaj- Veseli

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq po vazhdon të qëndrojë në Kosovë, ndërsa vizita dhe deklaratat e tij janë duke u kritikuar nga analistët politikë.

Vuçiq  thënë se e ka në plan që ta nxjerrë në agjentën e bisedimeve këtë Liqenin e Gazivodës, gjersa ka shtuar se duhet marrëveshje që Kosova ta shfrytëzoj ujin nga ky Liqen.

"Gazivoda është  e rëndësishme edhe për serbet edhe për shqiptarët. Mendoj se këtu ne mënyrën më të mirë shihet pesha e problemit që e kemi dhe qëndrimet e ndryshme që i kemi për Gazivodën dhe luftën e vështirë politike  që e kemi pasur dhe që shpresoj që do ta tejkalojmë ne dhe shqiptarët në 100 vitet e ardhshme në mënyrë që të jemi të kënaqur edhe ata me shfrytëzimin e ujit sepse pjesa më e madhe e  Metohisë furnizohet nga këtu dhe natyrisht Obiliqi dhe Prishtina vecmas në muajt e verës. Per ne Gazivoda është e rëndësishme, pa të serbët nuk mund të jetojnë këtu", ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për Trepçën dhe investimet në të, ndërkaq të gjitha këto sipas analistëve politikë janë pjesë e strategjisë politike të tij.

Analisti politik Ilir Dugolli, i quan propaganda deklaratat për Ujmanin dhe Trepçën, gjersa shton se është justifikim politik.

Image
Ilir Dugolli

“Propaganda e Vuçiqit për Ujmanin dhe Trepçën, është pjesë e strategjisë politike të tij dhe e palës serbe si kolektivitet politik. Është justifikim politik për "pazar pa hangjinë". Pra pa e llogaritur të zotin e shtëpisë, në këtë rast palën e Kosovës. Duke llogaritur kështu edhe në vullnetin e tij për pretendime teritoriale ndaj Kosovës, në kuadër të "korrigjimit të kufirit" nën pretekstin e arritjes së një marrëveshje paqësore dhe pajtimit me shqiptarët”, deklaron Dugolli.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka komentuar deklaratat e Vuçiqit, ndërsa ka thënë se populli i Kosovës respekton tërësinë territoriale të Republikës. Ka thënë se do të mposhtet çdo përpjekje për t’i prekur këto parime.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas nisjes së vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Veri të Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova është shtet mikëpritës.

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”, ka shkruar Haradinaj, në një reagim në Fb.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shtuar ai.

Heshtjen e pushtetarëve Dugolli e konsideron si shtantazh, ndërsa thotë se Ujmani dhe Trepça nuk duhet të lëshohen nga Kosova pavarësisht çfarëdo kërkese.

“ Pushtetarët heshtin se konsiderohen dhe mendoj se janë të shantazhushëm. Si të tillë, me lehtësi pranojnë lëvizje të lirë të zyrtarëve serbë, nga ndonjë kërkesë e BE-së, edhe pse e dinë agjentën e tyre konceptuale. Serbët konceptin e tyre ndaj shqiptarëve dhe tokave tona, e kanë të ngjajshëm me shumicën e tyre. Ujmani dhe Trepça në kontekstin e aktualitetit politik, duhet të jenë dhe të mbesin çështje jetike për Kosovën. Çfarë do "beteja" të reja qofshin ato, në lidhje me Ujmanin dhe Trepçën, Kosova duhet të mos lëshon pe karshi çfarëdo tendence, kërkese apo presioni politik, të brendshëm apo të jashtëm”, pohon Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat