Shqetësuese renditja e PDK në sondazhe

Politika

Shqetësuese renditja e PDK në sondazhe

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 13 shtator 2018 Në ora: 22:28
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi ka komentuar për “Bota sot” sondazhin e KDI, sondazh ky i cili solli LDK-në të parën, PDK-në të dytën dhe Vetëvendosjen të tretën.

Sipas Krasniqit, është shqetësuese se si një parti kriminale siç e quan ai, renditet e dyta në sondazhe. Ai shton se votuesi ka nevojë për tu vetëdijesuar.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk i besoj aq shumë sondazheve kur ka të bëj me politikë tek ne. Por, një parti si PDK-ja që është ALFA dhe OMEGA e krimit ekonomik dhe politik të del si partia e dytë më e votuar, është shumë shqetësuese për këtë vend. Kjo tregon që votuesi akoma nuk është vetëdijesuar, edhe pse kjo parti që do e votojë është fajtorja kryesore pse jemi në këtë gjendje të rëndë”, ka thënë Krasniqi.

Ai shpreson për një koalicion LDK-VV në zgjedhjet e ardhshme.

“Sidoqoftë, edhe shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme të kemi një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, edhe pse nuk ka shpresa aq të mëdha se do të kemi së shpejti në zgjedhje në Kosovë, sepse PDK-ja pret që të zgjidhet lideri i i ri në LDK, e pastaj ta dërgoj vendin në zgjedhje”, është shprehur Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat