Çfarë kishte thënë Zahir Pajaziti për “Shtabin e Rognerit”?

Politika

Çfarë kishte thënë Zahir Pajaziti për “Shtabin e Rognerit”?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 16 shtator 2018 Në ora: 10:04
Kulla e Zahir Pajazitit

Publicisti Gazmend Islami, në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka folur rreth luftës së UÇK-së dhe ndikimi i shtabit të “rognerit” në luftën e shenjtë të kësaj oraganizate çlirimtare.

Sipas tij, “shtabi i rognerit” nuk ishte asnjëherë themelues i UÇK-së, e aq më pak nga disa njerëz që thirren në emër të UÇK-së. Islami tregon se Zahir Pajaziti kishte thënë për “shtabin e rognerit” se ata janë të dyshimtë dhe nuk i takojnë luftës për liri.

Image
Gazmend Islami

“Sipas asaj që kam analizuar nga shkrimet e shumta të luftës nga njerëz adekuat, kam dalë në përfundim  se UÇK-në asnjëherë nuk e krijuan “Shtabi i Rognerit” dhe njerëzit të cilët thirren në emër të UÇK-së. Atë e krijuan njerëzit të cilët ishin të gatshëm për të vdekur për çlirimin e vendit dhe këtu në Kosovë, pra bënin pjesë nga të gjitha subjektet politike që ishin së pari LDK-ja, por edhe qytetarë që nuk ishin pjesë e asnjë partie politike. Të gjithë shqiptarët kanë dhënë kontribut në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por dy shtyllat kryesore që e formuan UÇK-në ishte Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari. D .m . th. shtrirja e UÇK-së bëhej në këto dy shtylla kryesore. Edhe pse disa protagonist që më vonë janë munduar ta zhvlerësojnë punën e këtyre dy heronjve, nuk mund t’i hedhin hi syve të qytetarëve e as historisë së Kosovës. Po e ndërlidhi këtë me “shtabin e Rognerit” pasi që Zahir Pajaziti në të gjitha deklaratat e tij nuk e kishte përmendur asnjëherë anëtarët e “shtabit të Rognerit” e as nuk kishte pasur kontakt me ta. Zahiri kishte thënë për ta se nuk i takojnë luftës për liri, pasi sipas tij kanë qenë të dyshimtë”, ka thënë Islami.

Sipas tij, “Shtabi i Rognerit” më shumë merrej me plane se si ta merrnin pushtetin apo si ta merrnin nën kontroll figurën e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit.

““Shtabi i Rognerit” më shumë merrej me plane se si ta merrnin pushtetin apo si ta merrnin nën kontroll figurën e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Këta ishin edhe pengesa kryesore edhe e Xhavit Halitit që ky i fundit e pengonte ardhjen e Fehmi Lladrovcit në luftë, pas thirrjes që ia bëri Adem Jashari, mirëpo Xhavit Haliti edhe pse kishte marrë detyra që ta priste Lladrovcin me grupin e tij në aeroport, ai nuk e bëri këtë dhe ata kanë rënë në pritë”, është shprehur Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat