“Luftën e UÇK-së po tentojnë ta njollosin mashtruesit, procesi të kthehet nga zeroja”

Politika

“Luftën e UÇK-së po tentojnë ta njollosin mashtruesit, procesi të kthehet nga zeroja”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 17 shtator 2018 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, duke folur për skandalin e fundit me listat e veteranëve të UÇK-së, për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar seprocesi i verifikimit të veteranëve do ishte mirë nëse do kthehej nga zeroja.

“Do të ishte diçka shumë e mirë nëse procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së do të kthehej nga pika zero. Atëherë do të dihej veterani i vërtetë dhe ai i rrejshmi. Ne të gjithë e dimë sa kanë qenë në luftë. Edhe ish-krerët e UÇK-së deklarojnë se nuk kanë qenë më shumë se 12700 ushtarë të UÇK-së. Një gjë të tillë e tha para pak kohësh edhe ish Komandanti i UÇK-së SylejmanSelimi. Dhe të dalin mbi 60 mijë veteranë, tregon edhe joseriozitetin tonë ndaj atyre që na ndihmuan në kohët më të vështira. Ndaj atyre që bombarduan Serbinë për 78 ditë rresht”, ka deklaruar Krasniqi.

Analisti më tej shton se, me skandalin e fundit, Kosova është bërë tragjikomike.

Image
Faik Krasniqi

“Me këto lista jemi bërë tragjikomik. Çfarë është më e keqja me dhjetëra mijëra mashtrues që marrin padrejtësisht pensionin e veteranit, tregon mjerimin tonë si popull e si shtet. Por nuk besoj që e kthejnë procesin nga fillimi, sepse kështu ju përshtatet mashtruesve që kanë bërë pazare me lista të veteranëve por edhe politikës për efekt të votave”, thotë me tej Krasniqi.

Ai gjithashtu thotë se ka frikën se këtë listë do ta fryjnë akoma më shumë.

“Kam frikë që këtë listë do ta fryjnë akoma më shumë. Çfarë do të bëjnë? Ish prokurorin ElezBlakaj do shpallin mendërisht të çmendur. Edhe futja në listën e tij me rreth 2 mijë veteranë të vërtetë, është bërë me qëllim të përbaltjes së punës së tij, për të thënë se ky njeri ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së. Luftën e UÇK-së askush nuk mund ta njollosë, sepse lufta jonë çlirimtare është shkruar me gjakun e mijëra dëshmorëve dhe martirëve”, thotë ai.

Ndërsa, në fund thekson se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po tentojnë ta njollosin mashtruesit që për përfitime materiale dhe interesa të ndryshme, kanë futur në lista me dhjetëra mijëra veteranë të rrejshëm.

“Luftën e UÇK-së po tentojnë ta njollosin mashtruesit që për përfitime materiale dhe interesa të ndryshme, kanë futur në lista me dhjetëra mijëra veteranë të rrejshëm. Nuk e kemi buxhetin trilionësh të Amerikës e Gjermanisë t'i përballojmë këta mashtrues, e në anën tjetër shëndetësinë e kemi në gjendje të mjerueshme. Për ekonomi s'po flasim hiç. Anketa e UNDP-së tregon më së miri se në çfarë gjendje jemi, ku mbi 60 për qind e popullatës e kanë për synim largimin nga vendi”, ka thënë në fund Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat