“Moskoordinimi opozitar i shkon në favor pozitës në dëm të Kosovës”

Politika

“Moskoordinimi opozitar i shkon në favor pozitës në dëm të Kosovës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 shtator 2018 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Analisti politik, Nexhat Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike dhe veprimet e opozitës rreth protestës së organizuar me 29 shtator. Pjesë e kësaj proteste nuk do të jenë dy partitë opozitare LDK dhe PSD.

Haziri thotë për “Bota sot” se moskoordinim ndërmjet partive politike shkon në favor të pozitës dhe në dëm të vendit.

Image
Nexhat Haziri

 “Kjo tregon për dallimet dhe për një moskordinim brenda kampit opozitar, e që e tëra kjo shkon në favor të pozitës dhe në dëm të Kosovës, pasi çdo ditë qeverisje nga koalicion PAN është një ditë e humbur për Kosovën dhe qytetarët e sajë. Është momenti ndoshta i fundit ku partitë opozitare duhet të reflektojnë për të ndërtuar një strategji të përbashkët jo vetëm për ta ndaluar presidentin Thaçi për të negociuar tërësinë territoriale të vendit në dialog me Serbinë, por edhe një strategji për largimin sa me të shpejtë të koalicionit PAN nga qeverisja e vendit”, thekson Haziri për “Bota sot”.

Për më tepër, ai shtoi se për të pasur ndikim më të madh do të duhet të ishin pjesë e protestës edhe dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe PSD-ja, pasi që veprimet  brenda Kuvendit nuk do të ishin të mjaftueshme për rezistencë politike ndaj pushtetit .

“Ndërsa nëse po flasim për protestën e thirrur nga LV -ja për 29 shtator është e drejtë e kësaj partie politike, por nëse do të mendonim që kjo protestë të ketë ndikimin e saj më të madh dhe të ishte një lloj presion ndaj qeverisë aktuale të drejtuar nga kryeministri Haradinaj, do të duhej të ishin edhe dy partitë tjera opozitare LDK-ja dhe PSD-ja. Pra opozita, LDK-ja në veçanti nuk duhet ta përjashtoj edhe protestat si forme e kundërshtimit të presidentit Thaçi për aventurat e tija në dëm të Kosovës, por edhe për ta detyruar qeverinë Haradinaj të dorëhiqet. Vetëm veprimet brenda Kuvendit nuk do të jenë të mjaftueshme për rezistencë politike ndaj keqqeverisjes dhe ndaj planeve anti shtetërore të presidentit Thaçi”, përfundoi Haziri për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat