Krasniqi i quan të kota deklaratat e Thaçit e Haradinajt për luftë

Politika

Krasniqi i quan të kota deklaratat e Thaçit e Haradinajt për luftë

Nga: G.B Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:03
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Çështja e korrigjimit të kufijve vazhdon të jetë aktuale. Kryeministri Ramush Haradinaj sërish ka thënë se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë. E kësaj i është kundërpërgjigjur presidenti Hashim Thaçi, i cili ka thënë se nëse ai do mund ta nis luftën dhe se ai nuk e ka ndërmend ta pengojë, por që këtë të mos e bëjë në studio televizive.

“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha ai.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këto deklarata për luftë në mes të presidentit e kryeministrit, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se deklaratat e tyre janë të kota, pasi ata e dinë se Kosova Lindore nuk mund të bashkohet me Kosovën pa një kosto të madhe.

“Edhe Presidenti Thaçi nuk e beson vetë që do të ndodh bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën pa asnjë kompensim. Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse ndodh, por është e pamundur. Prandaj më duken të kota deklaratat e Presidentit dhe të kryeministrit, sepse edhe njëri por edhe tjetri e dinë që Kosova Lindore mund t'i bashkohet Kosovës me një kosto të madhe”, është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket luftës, sipas Krasniqit një gjë e tillë nuk lejohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe ai thotë se presidenti e kryeministri duhet të punojnë për vendin e të mos merren me këto çështje.

“Por edhe që luftë më nuk do të ketë, sepse nuk lejon Bashkësia Ndërkombëtare. Presidenti dhe kryeministri mirë do të ishte të punojnë për Kosovën, mirëqenien e qytetarëve dhe për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore, e jo të na lodhin me këto tema”, ka deklaruar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat