Korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, Rugova tregon pse për qeverinë nuk është më i nevojshëm

Politika

Korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, Rugova tregon pse për qeverinë nuk është më i nevojshëm

Nga: G.B Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:54
Naser Rugova

Me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, u tha se do të bëhej korrigjimi i vijave kufitare në mes të dyja shteteve. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se brenda dy viteve, Komisioni Qeveritar ka për obligim ta përmbyllë këtë proces që ka qenë dhe zotim i kryeministrit.

“Komisioni Qeveritar për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi është i obliguar që brenda periudhës dy vjeçare ta përmbyllë këtë proces, përveç që ka obligim ligjor ishte edhe premtim dhe zotim i kryeministrit në kuvend”, është shprehur ai.

Sipas deputetit Rugova, qeveria sapo erdhi në pushtet, harroi premtimet e saj dhe tani merret me zhvatje të buxhetit dhe demarkimi nuk ju duket i nevojshëm.

“Kjo qeveri si erdhi në pushtet harroi kauzat, premtimet dhe tani merren me zhvatje buxheti dhe feudet e tyre që i kanë ndarë në qeverinë e Kosovës dhe kjo çështje e demarkimit nuk ju duket më e nevojshme. Tani moskoordinimi institucional rreth dialogut me Serbinë, mospajtimet e thella të partnerëve të koalicionit dhe krerëve institucional këtë çështje e kanë lënë në periferi”, ka deklaruar Naser Rugova për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat