Orteku i akuzave që mund ta shkatërrojë Thaçin

Politika

Orteku i akuzave që mund ta shkatërrojë Thaçin

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 shtator 2018 Në ora: 13:11
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci paraqiti një ortek akuzash për presidentin Thaçi, duke e akuzuar atë si urdhërdhënës të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit. Kjo u bë pikërisht në ditën e kthimit të eshtrave të kolonelit në vendlindje. Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe presidenti Thaçi, ku mbajti fjalim para pjesëmarrësve, por për një moment në skenë atij i erdhi një pyetje e papritur nga publiku. “Trego kush e vrau”, ishte pyetja që ia humbi përqendrimin Thaçit, pasi vërehej edhe në fytyrën e tij.

Orteku i akuzave nga Geci u rrit, ku pas tij edhe Shpëtim Hajdaraj, djali i të ndjerit Smajl Hajdaraj që është pjesë e listës së vrasjeve politike, e që ishte edhe aktivistë i devotshëm i LDK-së, akuzoi presidentin Hashim Thaçi se kishte gisht në vrasjet që kanë ndodhur.

“Një popull , nuk mund t`i nënshtrohet një njeriu si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve politik , njëri ndër ta edhe ajo e Smajl Hajdarajt”, ka shkruar Hajdari.

Kanë kaluar më shumë se 15 vite që prej se ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj u vra në hyrje të banesës së tij në Pejë, në kohën sa ishte deputet i LDK-së në përbërjen e parë të Kuvendit të Kosovës pas luftës. Por, edhe pse kanë kaluar kaq vite, ende nuk është zbardhur ky rast.

Edhe djali i Haki Imerit, Kastriot Imeri, babai i të cilit ishte zyrtarë i LDK-së dhe u vra në mënyrë makabre për t’u futur në listën e të vrarëve politik, ka reaguar ashpër ndaj presidentit Thaçi, duke thënë se “prej akademisë për shpalljen dëshmor nga Presidenti Hashim Thaçi të babait tonë Haki Imeri dhe deklaratave të tij shterpe dhe mashtruese për zbulimin e vrasësve dhe urdhërdhënësve, nuk ndodhi asgjë. Kjo ka qenë e ditur se urdhërdhënësi nuk i zbulon vrasësit as në rastin e vrasjes së babait tonë Haki Imeri as në rastin e Ahmet Krasniqit dhe as në rastet tjera të vrasjeve politike. Ne kemi besim të plotë në Gjykatën Speciale e cila do ta thotë fjalën e vet në lidhje me vrasjet politike”, ka thënë Kastriot Imeri.

Të gjitha vrasjet e para luftës, gjatë dhe pas saj, janë plagë e madhe që lëngon në trupin e Kosovës. Zbardhja e tyre është çështje komplekse nga se në to janë të përfshirë struktura të specializuara. Ajo që do të mundë të bëj drejtësia e Kosovës është të zbulojë dorasin i cili në këto akte është përfshirë me motive të ndryshme. Sigurisht, nëse drejtësia nuk është e kapur. Por, e rëndësishme është se të gjithë i kanë shpresat dhe sytë te Gjykata Speciale.

Kjo breshëri akuzash në drejtim të Thaçit, sigurisht se një ditë do ta godasin dikë, ndoshta edhe Thaçin, ndoshta dikë tjetër, por, këtu akuza nuk do të hedhen pas krahëve e të heshtën. Si gjithmonë, Gani Geci ishte dhe vazhdon të jetë tmerri i SHIK-ut. Një fjalim i tij i fortë, u dha vullnet bijve të Haki Imerit, respektivisht Smajl Hajdaraj, që të drejtojnë gishtin te një emër i vetëm, në mënyrë që eshtrat e baballarëve të tyre të jenë të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat