Analisti politik: Qeveria Haradinaj po rrezikon territorin dhe shtetësinë e vendit - Bota Sot
Analisti politik: Qeveria Haradinaj po rrezikon territorin dhe shtetësinë e vendit

Politika

Analisti politik: Qeveria Haradinaj po rrezikon territorin dhe shtetësinë e vendit

Nga: N.H Më: 24 shtator 2018 Në ora: 23:06
Qeveria Haradinaj

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”,  ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi, pasi përveç keqqeverisjes po rrezikon edhe territorin dhe shtetësinë e vendit.

Image
Faton Mehmeti

“Ende nuk e dimë më saktësi se cili është qëllimi i opozitës, por mund të paramendojmë se zgjedhjet janë ndër arsyet, pasi çdo opozitë në botë këtë kërkon, rrëzimin e qeverisë. Fatkeqësisht opozita tek ne nuk duket se ka një platformë të qartë dhe të përbashkët, për të paraqitur përpara qytetarëve rreth të cilës edhe mund të bashkohen të gjithë qytetarët. Në këtë sens e vlerësoj opozitën aktuale të pakoordinuar, dhe ende jo të fuqishme për ta rrëzuar këtë qeveri. Por kjo qeveri duhet të shkoj në shtëpi, pasi përveç keqqeverisjes po rrezikon edhe territorin dhe shtetësinë e vendit”, ka thënë Mehmeti.

Analisti politik me tej shton se opozita duhet të bashkohet dhe të paraqesë platformën e saj.

Në fund Mehmeti thekson se spektri opozitarë duhet lënë anash dallimet pasi interesi i vendit është më i madh, dhe sipas tij, kjo opozitë duhet të dëshmojë se janë më ndryshe se këta sot në pushtet.

“Mendoj se kjo opozitë duhet të bashkohet, të paraqes platformën e saj ndryshe veprimet e saja sporadike nuk do e lëkundin këtë qeveri, e cila ka kapur shtetin më të gjitha mekanizmat e saja. E vlerësojë të papranueshme që edhe në momente kyçe opozita nuk bashkohet, duhet lënë anash dallimet pasi interesi i vendit është më i madh, kjo opozitë duhet të dëshmoj se janë më ndryshe se këta sot në pushtet, ndryshe Kosovën e ka marrë djalli”, ka përfunduar analisti Faton Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...