Kelmendi tregon alternativën e vetme për ta shpëtuar Kosovën

Politika

Kelmendi tregon alternativën e vetme për ta shpëtuar Kosovën

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 shtator 2018 Në ora: 14:55
Harta e Kosoves

Kanë mbetur edhe disa ditë që nga protesta e thirrur për kundërshtimin e Presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për ndryshimin e kufijve.

Protesta deri më tani ka përkrahje të shumë qytetarëve dhe disa analistëve politikë, mirëpo jo të partive opozitare LDK dhe PSD.

Analisti politik, Jeton Kelmendi, klasën politike në Kosovë e konsideron të dështuar në përgjithësi opozitën dhe shumicën.

Mirëpo, demonstratat masive deri në rrëzimin e pushtetit dhe bandave të tij, sipas Kelmendit, janë alternativë e vetme e shpëtimit të Kosovës.

“Kosova është në sakrificë jashtëzakonisht jetike ku po i kanoset fati i territorit , fati i të ardhmes dhe kjo jo më nga forcat armike të dikurshme të Serbisë, por gjithë ky presion vjen nga kreu i shtetit me pazaret e ulëta që i bënë me Serbinë dhe Vuçiqin. Pothuajse ka dështuar klasa politike e Kosovës totalisht, ka dështuar edhe opozita dhe shumica , por mendoj se ka një alternativë dhe ajo e vetmja për ta shpëtuar Kosovën është demonstratat masive deri në rrëzimin e këtij pushteti dhe bandave kriminale të këtij pushteti. Partitë e vogla blejnë, si për shembull rasti i deputetes së AAK-së që ka qenë në Lëvizje Vetëvendosje, ato parti blejnë dhe i përdorin të gjitha mjetet për realizimin e tyre”, ka thënë Kelmendi për “Bota sot”.

Image
Jeton Kelmendi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, më vonë edhe me kryesinë e LDK-së, duke përsëritur mos pjesëmarrjen e tyre në protestën e 29 shtatorit.

Ndërkaq, sot para pak orësh është takuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Kurti ka qëndruar në shtëpinë e kreut të LDK-së, mirëpo çfarë kanë diskutuar nuk kanë treguar asnjëri nga ata.

Kelmendi është shprehur se tashmë janë momentet e fundit, që Vetëvendosja të mbështetet nga LDK-ja dhe PSD-ja.

Bashkimi dhe dalja në protestë, sipas Kelmendit, është akt patriotik që domethënë rrëzim të klasës politike në Kosovë dhe çlirim nga kapja.

“Janë momentet e fundit për ta mbështetur Lëvizjen e Vetëvendosje, ose më mirë të them ta mbështesin idenë kundër copëtimit të këtij shteti. Deklaratat e zyrtarëve të LDK-së, ishin të paprecedentë ishin të turpshme ato deklarata të nënkryetarit Veliut që i gjunjëzohen dikujt, normalisht edhe që nënkryetarët dhe zyrtarët i gjunjëzohen Presidentit Thaçi. Prandaj, unë jam duke thënë që deputetët që janë të lirë në mendimin e tyre të çlirohen nga diktatura e brendshme, natyrisht edhe partia Socialdemokrate duhet ta bëjë një gjë të tillë, të gjithë duhet të bashkohen sepse është akt patriotik rrëzimi i kësaj klase politike në Kosovë dhe çlirimi i saj nga kapja”, ka pohuar Kelmendi.

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje me sloganin “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat