“Parlamenti duhet ta ndalë Thaçin” - Bota Sot
“Parlamenti duhet ta ndalë Thaçin”

Politika

“Parlamenti duhet ta ndalë Thaçin”

Nga: N.H Më: 25 shtator 2018 Në ora: 22:50
Hashim Thaçi

Analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se procesi për ndarjen e Kosovës ka ngecje.

Hertica thotë se ideja për shkëmbim të territoreve zemëroi terë sovranin shqiptar, me një pazar, që siç thotë ai dinak dhe të pa logjikshëm.

“Tani procesi për ndarjen e Kosovës me gjasa ka ngec, ku para zyrave të BE-së Vuçiqi dhe Thaçi me vite janë sorollatur sikur po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Një prapaskenë e tillë me temën për ndarjen e Kosovës, ku në ketë pazar hyri i vetëm presidenti Thaçi, duke e zemëruar thuajse terë sovranin shqiptar me një pazar dinak dhe të pa logjikshëm, sepse asnjë klasë politike në Kosovë e as organi më i lart i shtetit- parlamenti, nuk nxori ndonjë platformë politike për këtë nismë të pavetëdijshme se çfarë do i sjell Kosovës në të ardhmen”, potencoi analisti Heritica.

Ai është i mendimit se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë masa që sa më shpejt të veprojë për ta ndaluar këtë ide të presidentit Thaçi.

Image
Ali Hertica

“Parlamenti duhet të marrë masa për ta ndaluar këtë hapë të Thaçit, sepse ndoshta dikur është vonë, sidomos pasi tani idenë për ndarjen e Kosovës po e përkrahin edhe disa këshilltar të Donalt Trumpit”, shton ai.

Në fund, ai shprehet se mosshkuarja e presidentit të Serbisë në takim në ShBA, tregon se tani ky i fundit është duke menduar për të ecë drejt një normalizimi.

“Tani është hera e dytë që presidenti serb nuk u taku me presidentin e Kosovës, dhe tani mos shkuarja në takim në ShBA, tregon se tani Vuçiqi është duke u hamend për të ecë drejt një normalizimi me shqiptarët e Kosovës, i gjithë ky skenar është pasi që pala e Kosovës nuk po shtynë procesin drejt themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, ku sipas Kushtetutës së Republikës do të jetë vetëm një bashkim  komunash pa ekzekutivë, dhe ky sinjal tregon se tani do të dështojë edhe ideja për korrigjim të kufijve me Serbinë, mirëpo koha do të tregoj në vijim se çka më saktë do të ndodh, sepse politika ndryshon çasti në çast”, është shprehur në fund analisti politik, Ali Hertica, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...