Shahu komenton deklaratën e Pacollit për kufijtë: Mund të ketë qenë i dehur

Politika

Shahu komenton deklaratën e Pacollit për kufijtë: Mund të ketë qenë i dehur

Nga: G.B Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:14
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk duhet të ketë kufij në mes të Kosovës dhe Serbisë.

"Dikur kemi jetuar baskë dhe unë po e shoh tendencën se ata duan të jetojnë bashkë. Ne. në vend se të ndërtojmë kufij, duhet t’i eliminojmë kufijtë dhe t’i lemë njerëzit të lëvizin lirshëm", ka thënë Pacolli për një televizion serb.

Ai ka shfaqur bindjen se zgjidhja është diku tjetër, “ndaj ne duhet ta hedhim topin në fushën ekonomike"

Lidhur me këtë deklaratë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nëse e mendon si një shtet të  vetëm, atëherë nuk duhet të ketë kufij, por nëse duhet që Kosova si shtet i vetëm që u bë shtet me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-së, atëherë sipas tij Pacolli mund të ketë qenë i dehur.

“Nëse Behgjeti e bën një shtet Kosovën e Serbinë, nuk ka pse të ketë kufij, por nëse bëhet fjalë që Kosova me luftë u bë shtet me vete me ndihmën e NATO-s e Amerikës dhe ka kufij historik e aktual, atëherë Behgjetin duhet ta lëshojë rakia se ndoshta ka qenë i pirë. Nëse mendon se Kosova e Serbia të kenë komunikim si Franca e Gjermania, edhe ato kanë kufij shtetesh por kanë lëvizje të lirë”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, kushdo që mendon të mos ketë kufij, ata duhet të gjejnë një varrezë të përbashkët për shqiptarë e serbë, por jo afër kufirit ku janë vrarë shumë njerëz, derisa shton se askush nuk bëhet politikan evropian duke mos e dashur vendin.

“Nëse Behgjeti apo filozofët e rinj të Ballkanisë së vjetër mendojnë të mos ketë kufij, le të gjejnë një varrezë të madhe të përbashkët për shqiptarë e serbë, por jo afër kufirit ku janë vrarë mijëra njerëz e ato ngjajnë si piramida kufiri. Nuk bëhet politikan europian as euroatlantikas, as amerikan askush duke e dashur më pak vendin dhe duke fajësuar vendin tonë”, ka deklaruar Rexhep Shahu për Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat