Deputetja e NISMA-së tregon se çfarë mund t’i jap fund bashkëpunimit të koalicionit qeverisës

Politika

Deputetja e NISMA-së tregon se çfarë mund t’i jap fund bashkëpunimit të koalicionit qeverisës

Nga: D.RR Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:18
Veseli, Haradinaj dhe Limaj

Deputetja e grupit parlamentar të NISMA-së, Albulena Balaj-Halimaj, në një përgjigje për “Bota sot” ka komentuar qeverisjen një vjeçare të kryeministrit Haradinaj, duke theksuar se të qenurit pjesë e koalicionit nuk të bën të bindesh për çdo gjë.

Ajo mendon se debati brenda parterëve të koalicionit është i domosdoshëm.

Image
Albulena Balaj-Halimaj

“Të qenurit pjesë e koalicionit nuk të bën të bindesh për çdo gjë. Debati brenda partnerëve të koalicionit është i domosdoshëm”, është përgjigjur deputetja e NISMA.

Bashkëpunimit të NISMA-së me parterët qeverisës, mund t’i vie fundi nëse vet parterët lodhen nga debati dhe nuk gjejnë zgjidhje, ka shtuar më tej Albulena Balaj-Halimaj.

“Në momentin kur partnerët lodhen nga debati atëherë është koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre! Prandaj mendoj se debati është parakusht për marrjen e vendimeve të duhura”, ka shtuar ajo për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat