Protestat e veteranëve, juristi i njohur: Me drejtësinë nuk bëhet pazar e as politikë

Politika

Protestat e veteranëve, juristi i njohur: Me drejtësinë nuk bëhet pazar e as politikë

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:57
Protesta në Prishtinë

Gjatë protestës së mbajtur të mërkurën në Pallatin e drejtësisë veteranët e Dukagjinit kanë dhënë ultimatum deri më 8 tetor që të hidhen poshtë aktakuzat ndaj tyre, ose ndryshe kanë paralajmëruar protesta jopaqësore.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka deklaruar për “Bota sot” se organet e drejtësisë nuk ndikohen fare nga askush dhe se mendon se nuk do të duhet të ketë protesta por bashkëpunim me këto organe që ndihmojnë zgjidhjen.

Image
Blerim Burjani

“Kjo nuk është politik, organet e drejtësish nuk merren çka thonë dhe pse thonë , ato zbatojnë ligjin pra komente, dialog politik dhe llafe, ka veprim të ligjit, këto organe janë të pavarura dhe nuk ndikohen fare nga askush, pra kjo çështje nuk zgjidhet kështu, dhe kuptohet se për organet e drejtësisë janë zero çdo fjalë apo fjalor politik, mund të janë të pakënaqur të gjithë por me këto organe s`ka politikë as pazare, ato ushtrojnë ligjin dhe i kanë mekanizmat veprues. Nuk ka nevojë të ketë pakënaqësi dhe protesta por bashkëpunim me këto organe që ndihmojnë zgjidhjen, kuptohet se kjo çështje sensitive por të gjithë janë të thirrur të bashkëpunojnë me këto organe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani ka shtuar se punën e organeve të drejtësisë as Kuvendi as kryeministri as kabineti nuk mund të ndikoj askush, përveç provat që u afrohen atyre për të zgjidh çështjen.

“Pra s`ka komente, as nuk ka politik as nuk ka pazare, ka bashkëpunim, sinqeritet për zgjidhje të situatës, madje këto organe as nuk pyesin  kënd gëzojnë pavarësi të plotë të veprimit, dhe nuk mund të ndikoj askush përveç provat që u afrohen atyre për të zgjidh çështjen. As kuvendi as kryeministri as kabineti e askush nuk mund të ndikojnë , dhe nuk mund të flasin me asnjë gjuhe politike dhe tjetër përveç bashkëpunimit me ta për të gjetur zgjidhje. Pra duhet te bashkëpunojnë me këto organe”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat