“Veteranët para një akti të kryer”

Politika

“Veteranët para një akti të kryer”

Nga: A.M Më: 27 shtator 2018 Në ora: 11:09
Protesta e veteraneve

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka komentuar për “Bota sot” ultimatumin e veteranëve  ndaj sistemit të drejtësisë vendore gjatë protestës të së mërkurës në Pallatin e Drejtësisë.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se verifikimi i listave të veteranëve është dashur të bëhet pa u publikuar ajo dhe në këtë verifikim është dashur të marrin pjesë  prokurorët.

Image
Hajrullah Tërnava

“Shpallja e listave të Veteraneve të rrejshëm mbas sa viteve tani është një turp i turpit. Një verifikim i këtyre veteraneve ishte dashur të bëhet shumë ma moti ende pa dalur lista e veteranëve, dhe në këtë verifikim qysh me kohë është dashur të marrin pjesë edhe prokuroret dhe të tjerët, e jo tani mbas shumë viteve që kjo listë e veteranëve ekziston si e tillë. Ne këto lista të veteranëve, tani si po i quajnë lista të „veteranëve të rrejshëm“ jemi dëshmitar se po ndodhin që edhe shumë personalitete të njohura,  sidomos që ishin në të vërtetë kontribut dhënës gjatë luftës, duke marrë pjesë aktive në këto luftëra, dhe tani emrat e tyre gjinden po në këto lista. Tani bëhet pyetja se a në të vërtetë janë verifikua  këto lista të veteranëve, apo ndoshta  janë bërë këto lista si të tilla, për ta bindur opinionin se që prokuroria po e kryen punën e vet, dhe shumë shpejt i ka zbulua listën prej 20,000 veteranëve të rrejshëm. Një thënie juridike është se ma mirë është që mos të zbulohen shumë vepra kriminele se të dënohet një i pafajshëm! Në të vërtetë kjo e thënë tani është shumë aktuale se kanë ndodhur, që shumë veteran të vërtetë, që janë radhitur në listat e veteranëve të rrejshëm që është dëm dhe turp për sistemin juridiko gjyqësor”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Tërnava ka shtuar se veteranët gjenden para aktit të kryer. Po ashtu ai ka kërkuar që të japin dorëheqje ata prokuror të cilët kanë marrë pjesë në verifikim të listave të veteranëve.

“Veteranët tani gjinden para një akti të kryer: ose të dalin e ti demantojnë këto lista të Veteraneve të rrejshëm, mes demonstratave, ose të turpëruar ta bartin këtë turp me veti deri sa të jenë të gjallë. Askush nuk e mohon faktin se në këto lista ka veteran të rrejshëm, por nëse veç janë publikua këto lista të tilla e në ato lista ka veteran të vërtetë,  atëherë edhe Prokuroria duhet të jep llogarit e saja para popullit dhe të japin përgjegjësi para ligjit me dorëheqjet e tyre kush ka marrë pjesë në këto verifikime”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, është e  pakuptueshme që në një afat të shkurtë të verifikohet e gjithë lista e veteranëve. Dhe ka lënë të hapur mundësin që protesta e veteranëve mund të bëhen protesta gjithëkombëtarë

“Është e pakuptueshme që në një afat të shkurtë të verifikohen gjithë ky numër kur dihet që drejtësisë kosovare i mungojnë prokurore në numra që ishin dashur të jenë edhe ma shumë, sepse pran këtij krimi që nuk luftohet dhe shumë nga veprat e kryera mbesin NN ose si të tilla parashkruhen-vjetërsohen, dhe në shumë raste jemi dëshmitar që vete institucioni i Drejtësisë ankohet se nuk kanë prokurore të mjaftueshëm prandaj nuk janë efikas. Marrë në tersi dhe në bazë të kësaj që e shpjegova, lehte nënkuptohet se gabimet e bëra institucionale ndaj veteranëve, janë në popull shumë irrituese, dhe mund të shkaktojnë kërcënime drejtësisë deri në ekstrem, sepse e thënia popullore „çdo e keqe e ka një fund“ mund të nënkuptohet se pran shumë të këqijave që i kanë ndodhur këtij vendi, e sidomos në aspektin e krimeve të kryera qysh mbas luftës e deri me tani sikur vrasjet politike, krimi i organizuar, korrupsioni, trafikimi me mjete narkotike, prostitucioni, shitja e aseteve shtetërore si pasuri të patundshme me mjete falas të fortëve të shtetit, e shumë krime tjera që lirisht mund të thuhet se shumë kriminel të perfeksionuar, tani rrinë në poste të larta shtetërore, dhe i ndihmojnë mos zbardhjeve të këtyre krimeve sikur i ceka. Prandaj protesta e veteranëve mund të shndërrohet në një proteste gjithëkombëtarë, ku njerëzit të frustruar dhe të pakënaqur me situatën e pasluftës, ti bëjnë dëme  vendit tonë, në përmasa të mëdha gjë që për këtë qysh nga moti ka paralajmërime”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat