“Binomi Thaçi-Haradinaj po punojnë kundër Kosovës”

Politika

“Binomi Thaçi-Haradinaj po punojnë kundër Kosovës”

Nga: N.A Më: 27 shtator 2018 Në ora: 18:10
Thaçi-Haradinaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se në rast të thirrjes se një proteste nga ana e LDK-së ajo do të jetë forma vendimtare popullore e ndryshimeve në vend.

Bunjaku ka shtuar binomi Thaçi-Haradinaj po punojnë kundër vendit dhe qytetarëve të tyre.

“LDK ka shprehur qartë qëndrimin e saj. Protestat janë vetëm një manifestim i pakënaqësise ndaj presidentit Thaçi dhe qeverisë Haradinaj të cilët si një binom janë duke punuar kundër vendit dhe qytetarëve të saj. Ndryshimet në udhëheqjen e vendit bëhen në kuvendin e Kosovës, në formë dhe rrugë institucionale. Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë edhe në rrugë por ato duhet të jenë të qeta dhe opsioni i fundit për ndryshim. LDK do t’i përdor të gjitha rrugët tjera dhe protestat mbeten alternativa e fundit për reagimin qytetar kundër pakënaqësive ndaj udhëheqjes së vendit. Nëse LDK fton popullin në protestë atëhere ajo duhet të jetë forma vendimtare popullore e ndryshimeve në vend”, ka përfunduar deputetja e LDK-së,Valentina Bnjaku Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat