Maloku për sjelljet e liderëve të Kosovës në OKB: Po dështojnë edhe jashtë vendit

Politika

Maloku për sjelljet e liderëve të Kosovës në OKB: Po dështojnë edhe jashtë vendit

Nga: A.M. Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:16
Albinot Maloku

Politologu Albinot Maloku ka thënë për “Bota sot”, se janë të njëjtit njerëz që po e dështojnë përbrenda Kosovës në çdo gjë, veç se po dalin edhe dështak edhe qesharak para botës.

“Nga perspektiva e asaj që është parë në mediet vendore por edhe tjera për këto angazhimet e krerëve shtetëror të Kosovës në OKB përgjatë kësaj periudhe nuk besoj se do të mund ta kalonin provimin. Ndoshta sa për shpresë se këto imponimet që po u bëjnë krerët tani diplomatëve e burrështetasve tjerë  e duke u nisur nga fakti që Republika e Kosovës përbrenda punimeve të Sesionit të 73 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB nuk prezanton asgjë, edhe do të mund ta kalonin disi provimin. Për të vlerësuar nuk ka asgjë se tek e fundit janë të njëjtit njerëz që po e dështojnë përbrenda Kosovës në çdo gjë, veç se po dalin edhe dështak edhe qesharak para botës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se asnjë nga këto veprime nuk i përket diplomacisë për të cilën ka nevojë vendi dhe imponimet që po u bëjnë krerët tanë liderëve tjerë, janë në masë të pranueshme për pozicionin që e ka Kosova në OKB.

“Fotografimet e krerëve tanë shtetëror me politikan, diplomat e lider vendesh gjatë këtyre punimeve të Sesionit të 73 të AP të OKB-së gjithsesi janë momente që këta maksimalisht nuk i lëshojnë të ikin, çoftë edhe vetëm sa për një “tung”. Asgjë nga këto veprime nuk i përket diplomacisë për të cilën ka nevojë vendi. Gjithsesi, imponimet që po u bëjnë krerët tanë liderëve tjerë, janë mase të pranueshme për pozicionin që e ka Kosova në OKB, por së paku mos të dalin qesharak me fotografime se po janë nënçmuese para syve të opinionit publik”, ka përfunduar Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat