Këshilltari i Pacollit zbërthen heqjen e kufijve me Serbinë, tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen

Politika

Këshilltari i Pacollit zbërthen heqjen e kufijve me Serbinë, tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen

Nga: G.B Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:27
Behgjet Pacolli dhe Jetlir Zyberaj

“Po ashtu, ne duhet të bëhemi gati që në një të ardhme të afërt, një ditë si anëtarë e Bashkimit Evropian, të marrim përgjegjësitë që me vendet me të skajshme të Bashkimit Evropian në rajonin tonë, të mund të ndërtojmë praktika të mira të kontrollit të migrimit me gjeografi që kufizohen me BE, dhe kjo nuk bëhet në pikat kufitare dhe as sipas konceptit klasik të kufirit, sipas së cilit, aty ku ishte kufiri ishte edhe ushtria. Tashmë, edhe ushtritë dhe policitë e vendeve bashkëkohore kanë ndryshuar qasjen ndaj kufijve”, ka theksuar Zyberaj.

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli se në mes të Kosovës nuk duhet të ketë kufij, ngjalli reagime të shumta, madje duke kërkuar dhe dorëheqjen e tij.

Lidhur me këto reagime dhe deklaratën e Pacollit, për gazetën “Bota sot” ka folur këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, i cili ka thënë se Pacolli nuk ka pohuar diçka që nuk bazohet në themelet e ndër-veprimit të shteteve të BE-së.

“Shikoni, duhet injorancë dhe keqinformim i niveleve të larta të besohet që zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Pacolli, të ketë pohuar çfarëdo tjetër që nuk reflekton apo nuk bazohet në themelet e ndër-veprimit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që përbëjnë Zonën Shengen. Koncepti i eliminimit të barrierave kufitare ndërlidhet ngushtë me konceptin e katër lirive themelore evropiane, një nga to edhe lira e lëvizjes së lirë. Koncepti primitiv mbi kufijtë në Ballkanin Perëndimor, asocion më ngurtësi, konflikte, pengesa, konteste, madje edhe me përplasje e tension. Pra është krejt e kundërta e konceptit mbi të cilin është ndërtuar dhe funksionon Evropa bashkëkohore aktualisht”, është shprehur ai.

Lidhur me deklaratën e Pacollit, se Kosova dhe Serbia nuk duhet të kenë kufij mes vete, Zyberaj thotë se Serbia nuk do të mund të vazhdojë të shfrytëzojë kufirin e Kosovës si barrierë për pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, duke shkaktuar kështu dëme ekonomike.

“Në këtë pikë, Pacolli është konsistent, kufijtë mes vendeve në Ballkan, përfshirë edhe ai mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, janë kufij shtetëror dhe të sistemeve të ndryshme politike, ndërsa nga këndvështrimi tjetër, Serbia nuk do të mund të vazhdojë ta shfrytëzojë kufirin me Republikën e Kosovës, si barrierë për pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në rajon dhe Evropë. Deri tani kjo i ka shkaktuar dhe po i shkakton dëme ekonomike Republikës së Kosovës, dhe dëme financiare dhe tjera qytetarëve të saj, veçmas diasporës. Serbia nuk do të mund t’i pengojë qytetarët e Republikës së Kosovës, të kalojnë lirshëm kufirin ndërshtetëror, pa pengesa, pa frikë, dhe as që të udhëtojnë e qëndrojnë lirshëm edhe në Serbi.”, ka deklaruar këshilltari i Pacollit për “Bota sot”.

Ai gjithashtu thotë se si pjesë e BE-së në një të ardhme të afërt, duhet të marrim përgjegjësi që me vende të BE-së të ndërtojmë praktika të mira të kontrollit të migrimit me gjeografi që kufizohen me BE dhe kjo nuk bëhet në pikat kufitare.

“Po ashtu, ne duhet të bëhemi gati që në një të ardhme të afërt, një ditë si anëtarë e Bashkimit Evropian, të marrim përgjegjësitë që me vendet me të skajshme të Bashkimit Evropian në rajonin tonë, të mund të ndërtojmë praktika të mira të kontrollit të migrimit me gjeografi që kufizohen me BE, dhe kjo nuk bëhet në pikat kufitare dhe as sipas konceptit klasik të kufirit, sipas së cilit, aty ku ishte kufiri ishte edhe ushtria. Tashmë, edhe ushtritë dhe policitë e vendeve bashkëkohore kanë ndryshuar qasjen ndaj kufijve”, ka theksuar ai.

Zyberaj sugjeron që të përcillet politika e jashtme që bën Pacolli, sipas tij që përafron politikën tonë të jashtme me atë të BE-së dhe gjithçka përtej kësaj është shpifje dhe promovon konceptin e atyre që veriun e Kosovës e shohin si kufizim kufijsh, pasi Pacolli kundërshton këtë logjikë.

“Propaganduesve dhe të keqinformuarve, ju sugjerojmë që të përcjellin Pacollin, i cili në të bërit politikë të jashtme, promovon përafrimin e politikës sonë të jashtme, me atë të BE-së, e këtu hyn edhe koncepti dhe praktika mbi menaxhimin e kufijve konform lirive evropiane. Gjithçka përtej kësaj është shpifje, është mashtrim, dhe promovon konceptin e atyre që veriun e Kosovës e shohin si çështje kufizimesh e kufijsh. Pacolli kundërshton ashpër këtë logjikë, këtë koncept e mendësi”, ka përfunduar Jetlir Zyberaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat