Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt akuza të rënda: Thaçi, Haliti dhe Zyrapi krijuan “Listat e Zeza” të vrasjeve

Politika

Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt akuza të rënda: Thaçi, Haliti dhe Zyrapi krijuan “Listat e Zeza” të vrasjeve

Nga: N.A Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:31
Thaçi, Haliti dhe Zyrapi

Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt dhe publicisti i njohur, Osman Ferizi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Hashim Thaçi është çështja më e ndërlikuar e shtetit.

Ferizi ka theksuar se Thaçi është përçarës, shpifës, shantazhues dhe sundues dhe se është turpi i shtetit.

Image
Osman Ferizi

“Çështja e Hashim Thaçit është çështja më e ndërlikuar e shtetit, është një person i cili që nga veprimtaria e hershme është venë në shërbim të shërbimeve të huaja e konkretisht atyre franceze dhe serbe, këtë pohim e bëjë nga fakti sepse skenarët e tij u realizuan deri në ngritje të Presidentit të shtetit, një person i lig që lufton me brryla, një gjarpër që emiton më së miri Enver Hoxhën e Hysni Kapon, një mashtrues ordinerë, njeri i pabesë që ka tradhtuar bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë, një puqistë, perfid, një Trockist, vranë Behjadin Allaqin, qiten në kurtha Adem Jasharin, Fehmi Lladrovcin , përçau Luftën Çlirimtare që mos të krijohet një Front i përbashkët ashtu siç ishin marrë vesh kol. dhe Ministri i Parë i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, Agim Mehmeti dhe Adem Demaqi me Xhavit Halitin, qëllimi i tij ishte përçarja, shpifja, shantazhi dhe sundimi, ky kriminel i lindur është turpi i shtetit dhe popullit tonë” ka thënë ai.

Tutje, publicisti Osmani ka thënë se ishte pikërisht Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti ata që i krijuan “Listat e Zeza”.

“Ky Hashimi, Xhaviti, Zyrapi, Syla i krijuan "LISTAT E ZEZA" për eliminimin e atdhetarëve, ish eprorëve dhe gazetarëve që shumë janë vrarë. Ky monstrum dhe ky dinosaur nuk ka të drejtë të flasë për ndarje të trojeve të shqipes, teoria e tij është e rrejshme dhe ka efekte mashtruese për opinionin dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe interesat e Serbo-Sllavisë dhe planeve të Qosiqit e Vuqiqit,kyharbut e kameleon për interesa që të amnistohet nga Gjykata Speciale bënë lojën e djallit- çdo veprim i cilit do të konsiderohet si akt tradhtie. Në komuniteti Shqiptare në Bavari në një organizim nga Shoqatat kemi organizuar një Protestë paqësore para Konsullatës së Republikës së Kosovës në Minhen për të kundërshtuar këtë maskarad të radhës së Hashim Thaçit”, ka përfunduar Osman Ferizi.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat