“Përçarje në mes partnerëve të koalicionit PAN, mund të derivojnë rrëzimin e qeverisë aktuale”

Politika

“Përçarje në mes partnerëve të koalicionit PAN, mund të derivojnë rrëzimin e qeverisë aktuale”

Nga: D.B Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:06
Veseli, Haradinaj dhe Limaj

Matësi i qëndrueshmërisë së koalicionit PAN, janë deklaratat e pakoordinuara të partnerëve të koalicionit për çështje të caktuara, por edhe këto që sulmojnë herë pas herë njëra-tjetrën.

Image
Nexhat Haziri

Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se ky koalicion do të binte shumë më herët dhe po flasim për një qeveri të dështuar me një koalicion që askush se pyet askënd, një koalicion që së paku ka pesë shefa në qeveri.

“Mbi të gjithë këto përçarje, me këtë mos dakordancë për shumëçka në mes partnerëve të koalicionit PAN, këta i bashkon vetëm një qëllim, e ky është garantimi i imunitetit për vet në raport me drejtësinë. Dhe këtë garancë këta e shohin vetëm duke qëndruar në pushtet dhe duke i mbajtur institucionet e drejtësisë të kapura dhe të ndikuara politikisht nga ky koalicion. Andaj nuk duhet shpresuar shumë se këto përçarje në mes partnerëve të koalicionit PAN, mund të derivojnë rrëzimin e qeverisë aktuale”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat