“Arrestimi i Zekës dhe Demalijajt, ka mbulesë politike”

Politika

“Arrestimi i Zekës dhe Demalijajt, ka mbulesë politike”

Nga: D.RR Më: 29 shtator 2018 Në ora: 19:15
Milaim Zeka dhe Shkumbin Demalijaj

Prof. Dr. Binak Maxharraj, e ka komentuar për “Bota sot” arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, respektivisht deputetin e NISMA, Milaim Zeka dhe atë të AAK-së, Shkumbin Demalijaj.

Maxharraj thotë se me gjuhën që është përdorur nga deputetët e kësaj legjislature, do të duhej të arrestohej gjysma tyre me shprehjet e tyre brenda parlamentit. Profesori Maxharraj e sheh si legjislaturën më të dobët të parlamentit këtë aktualen, që nga paslufta.

Image
Binak Maxharraj

“Kjo legjislaturë e Parlamentit të Kosovës është njëra ndër më të dobëtat që nga paslufta. Pa efikasitet të duhur, pa disiplinë, aty hyhet në seancë dhe dilet kur kush të dojë dhe të kthehet kur të dojë, pa dhënë kurrfarë përgjegjësie. Nuk miratohen ligjet, bojkotohen seancat, ngatërrohen seancat, vihen në rend dite sipas forcës së Partive politike. Është një ndër Legjislaturat ku deputetet nuk i matin fjalët së çfarë thonë, komunikojnë më një edukatë dhe kulturë shumë të ulët duke e ofenduar njeri tjetrin, siç janë fjalët ”ma hangësh”, e deri te hajni i pulave, pishpirikë e shumë e shumë ofendime tjera të llojllojshme. Sikur Prokuroria të ua kishte vu veshin të gjitha këtyre ofendimeve që kanë ndodhë në Kuvend sot do t’i kishim gjysmën e deputetëve të arrestuar. Edhe këto dy rastet e fundit ku u arrestuan dy deputet Milaim Zeka i Partisë NISMA dhe Shkumbim Demalijaj nga AAK, të cilët nga gjykatësi u dënuan me nga një muaj arrest për faktin së kanë kryer vepra penale të kanosjes së prokurorëve”, ka thënë ai.

Maxharraj mendon se arrestimi i dy deputetëve Zeka dhe Demalijaj, është i ngutshëm dhe ka mbulesë politike. Ai është për lirimin e tyre, që gjykata ta kryej punën e vet.

“Mendoj se një arrestim i këtillë është i ngutshëm, i pa studiuar mirë dhe pa mbulesë juridike sa duhet, me arsyetim se këta do të ndikojnë në dëshmitarët, etj. Mendoj së arrestimi i tyre ka mbulesë politike, është bë për motive politike, sepse këta dy deputet e kanë imunitetin ligjor, këta mund të jenë në arrest shtëpiak deri në mbarimin e procedurës ligjore. Unë nuk jam për atë që prokuroret të ofendohen, sepse ata e kryejnë punën e tyre në situatën e tensionuar politike dhe me një gjyqësi jo fortë efikase siç e kemi në Kosovë me plotë skandale dhe afera të ndryshme, kur edhe për skandale edhe me të mëdha siç është tentimi për shfuqizimin e Speciales dhe depërtimi i dhunshëm i qytetarëve turq për në Turqi ku prokuroria as që reagoi, e shumë skandale te ndryshme. Mendoj që dy deputetët duhet të lirohen nga arresti për një muaj që t’i lihet gjykatës ta kryej punën e vet”, është shprehur Prof. Dr. Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat