Politologu komenton letrën e Mustafës për kancelaren Merkel: Gjermania është nga të vetmet vende...

Politika

Politologu komenton letrën e Mustafës për kancelaren Merkel: Gjermania është nga të vetmet vende...

Nga: N.H Më: 1 tetor 2018 Në ora: 00:03
Angela Merkel dhe Isa Mustafa, foto arkiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka shkruar letër Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian, duke i njoftuar me  vlerësimet e LDK-së ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe procesit të dialogut me Serbinë.

E, lidhur me këtë çështje, ka folur politologu i njohur në vend.

Albinot Maloku në një prononcim për “Bota Sot”, ka thënë se Gjermania është nga të vetmet vende që në raport me Republikën e Kosovës ka një qëndrim të qartë.

Image
Albinot Maloku

“Gjermania është nga të vetmet vende që në raport me Republikën e Kosovës ka një qëndrim të qartë. Gjermania e ka njohur dhe vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovës duke respektuar shtetin e Kosovës me të gjitha atributet përcjellëse”, ka thënë Maloku.

Sipas politologut, shteti gjerman është nga vendet e vetme që gjithashtu më shumë i ka respektuar parimet sesa ndonjë interes specifik në lidhje me Kosovën.

“Qëndrimi i Gjermanisë ka ditur të jetë i prerë edhe me Serbinë dhe padyshim se kjo sjellje e Gjermanisë në raste bie edhe më miqësore ndaj Kosovës e kufijve të saj edhe se vet lidershipi politik i vendit. Gjermania është nga vendet e vetme që më shumë i ka respektuar parimet sesa ndonjë interes specifik në lidhje me Kosovën. Kësaj qasje duhet ti jemi shumë falënderues”, ka përfunduar Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat