Frikacaku përballë popullit

Politika

Frikacaku përballë popullit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 10:53
Hashim Thaçi gjatë vizitës në Liqenin e Ujmanit

Ka disa muaj që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur para opinionit idetë e tij për prekjen e mundshme të kufijve, duke u thirrur në termat ndarje, shkëmbim e tani kjo e fundit korrigjim. Thaçi po mendon se me një marrëveshje të bazuar në këta terma, Kosova do të marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, në mënyrë zyrtare nga Serbia. Mirëpo nuk është për t’u besuar kur thotë se Serbia nuk do të marrë asgjë nga Kosova, madje edhe do ta njohë atë.

Si shkak i këtyre qëndrimeve të presidentit, Lëvizja Vetëvendosje organizoi protestë gjithë popullore të shtunën e kaluar në Prishtinë, duke e bërë protestën më të madhe që nga paslufta në Kosovë. Ata kërkuar shkarkimin e presidentit Thaçi, duke ia bërë me dije se qytetarët e Kosovës nuk janë pro marrëveshjes që ai po tenton ta bëj me shtetin serb.

Po në atë ditë, Thaçit i erdhi edhe një goditje nga kryeministri Haradinaj, i cili para sekretarit të shtetit të Amerikës, tha se Kosova është kundër prekjes së kufijve. Madje, Haradinaj përgëzoi qytetarët e dalë në protestën kundër Thaçit. Por, Haradinaj nuk mund të jetë edhe me qytetarin duke e përkrahur atë, në të njëjtën kohë ta zhvas shtetin në të cilin po jeton qytetari.

Një kryqëzim nga Vetëvendosja, populli dhe Haradinaj, Thaçit iu zbehen shpresat për një marrëveshje me Serbinë, e që nga shumë po vlerësohet si marrëveshje personale.

Të shtunën Thaçi tentoi ta zbeh protestën e Vetëvendosjes, duke u munduar që të bie në qendër të vëmendjes me vizitën e tij në Liqenin e Ujmanit. Ai bëri xhiro me anije-motor atje, e pastaj doli para medieve duke thënë se çdo qytetarë i Kosovës është i lirë ta vizitoj Liqenin e Ujmanit, mrekulli nga Zoti siç e quan ai.

Por, presidenti harroi se asnjë qytetarë nuk mund ta ketë pas vete një batalion me policë të njësisë ROSU për siguri, asnjë qytetarë nuk mund të ketë mbrojtje të afërt me vete të cilët me presidentin ishin të armatosur rëndë e të veshur me anti-plumb, madje edhe Thaçit iu ofrua një i tillë.

E rëndësishme është se presidenti Thaçi e mori mesazhin nga mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët dolën kundër idesë së tij aspak të sigurt.

Protestës së Vetëvendosjes iu bashkuan edhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, e aty ishte edhe Korab Sejdiu. Pavarësisht faktit që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka raporte aq të mira me partinë Social Demokrate, kishte edhe deputetë të kësaj të fundit që përkrahën protestën me prezencën e tyre.

Protesta e së shtunës tregoi se pushtetarët kriminel e të korruptuar, nuk mund ta blejnë shpirtin e qytetarit.

Thaçi siç duket tani në krahë e ka vetëm Aleksandër Vuçiqin dhe serbët, pasi që edhe partia në të cilën ishte kryetar për disa vite, po e kundërshton atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat