Vazhdim i protestave për të kundërshtuar idenë e “çmendur” të Thaçit

Politika

Vazhdim i protestave për të kundërshtuar idenë e “çmendur” të Thaçit

Nga: D.B Më: 1 tetor 2018 Në ora: 20:56
Hashim Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta edhe më masive gjatë muajve në vijim nëse presidenti Hashim Thaçi nuk tërhiqet nga ideja për korrigjimin e territoreve me Serbinë. Po ashtu është paralajmëruar Thaçi se, nëse nuk tërhiqet nga kjo ide ata do të kërkojnë edhe lirimin e postit të presidentit.

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot” se pavarësisht se Thaçi u bë sikur e shpërfilli protestën e fundit, si pasojë e saj bëri lëvizje taktive duke shkuar në Veri tek Ujmani për të shpërqendruar vëmendjen nga protesta.

Ai ka thënë se protesta e fundit i ka dhënë një sinjal Thaçit, dhe si e tillë protesta duhet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Pavarësisht dallimeve partiake, të gjithë duhet bashkuar për të ndalur presidentin aktual, që është shndërruar në të keqe për vendin. Vazhdimi i protestave dhe mobilizimi nga qytetarët, vetëm se do ia bëj më të vështirë Hashimit që ta dërgojë deri në fund idenë e tij të çmendur për korrigjim kufijve”, është shprehur analisti politik Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat