Azemi: Me kohë kemi reaguar për veteranët e “rrejshëm”

Politika

Azemi: Me kohë kemi reaguar për veteranët e “rrejshëm”

Nga: N.H Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:25
Veteranët e UÇK-së

Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë kishte publikuar listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues.

Pas publikimit të emrave të veteranëve ngjallën reagime të shumta si nga politika njeashtu edhe nga shoqeria civile e organizata të ndryshme.

Lidhur me ketë problematik, ka folur edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se me kohë kanë reaguar edhe për listat e veteranëve.

Sipas Azemit,  kishte veteran që ka marrë pension të veteranit dhe njëherit ka zërë vendin e punës një të varfëri.

Image
Jusuf Azemi

“Me kohë kemi reaguar se edhe veteranët e kanë përkeqësuar gjendjen e këtyre punëtorëve të sektorit privat, sepse ka pas veteran që ka marrë pensionin e veteranit dhe njëherit ka zënë edhe vendin e punës një të varfëri që nuk ka pas as pension as vend pune, dhe pra dikush ka shfrytëzuar të gjitha mundësit e mundshme, kurse një kategori ka mbet nën mëshirën e askujt”, ka thënë Azemi në intervistën për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat