Dy të vërtetat e vizitës së Thaçit te liqeni i Ujmanit

Politika

Dy të vërtetat e vizitës së Thaçit te liqeni i Ujmanit

Nga: N.A Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:39
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi zgjodhi pikërisht ditën e protestës të shkojë në vizitë të paparalajmëruar në veri.

Gjatë vizitës Thaçi deklaroi se nuk do të preket Ujmani, Trepça dhe Mitrovica.

E sipas njohësit të çështjeve politike në vend, Ilir Dugolli, deklarata e tij në lidhje me Ujmanin, tingëllon e bukur për nga dëshira.

Image
Ilir Dugolli

Dugolli në një prononcim për gazetën “Bota sot”, cilësoi se prapa kësaj dëshire fshihen edhe të vërteta.

“Mendoj se këtë vizitë të pa paralajmëruar, presidenti e bëri për të treguar se veriu i vendit është pjesë e hartës së Kosovës. Ai në këtë mënyrë dëshiron, që pa prononcim medial, të ketë efektin e injorimit të masës popullore që sot protestuan qindra e mijëra protestues nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Deklarata e tij në lidhje me mos prekjen e Ujmanit Trepçën e Mitrovicën, tingëllon e bukur për nga dëshira. Kjo dëshirë e bukur, të njëjtën kohë i konfirmon dy të vërteta. E para; Akoma është një lojë e rrezikshme me kufijtë dhe e dyta; të bëhet ndarja e atyre që "e donë" dhe atyre që "nuk e donë" bashkimin e Luginës së Preshevës, pa i dhënë Serbisë asgjë” ka përfunduar Ilir Dugolli.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat