“Qeveria mund të bie dhe zgjedhjet të mbahen në nëntor”

Politika

“Qeveria mund të bie dhe zgjedhjet të mbahen në nëntor”

Nga: G.B Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

Dje ministri i Drejtësisë Albelard Tahiri, ofroi dorëheqjen. Mirëpo, kjo dorëheqje nuk është pranuar ende nga kryeministri Haradinaj. Ndërsa sot u raportua se dorëheqjen e ka ofruar edhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, për çka ministria u deklarua se nuk është e vërtetë.

Lidhur me dorëheqjet, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Bujrani ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo është sinjal se Kosova mund të shkojë në zgjedhje shumë shpejt dhe dëshmon se në PDK ekzistojnë dy rryma, ajo e Thaçit dhe e Veselit.

Image
Blerim Burjani

“Sinjal se nuk shkon larg dhe Kosova shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje, pakënaqësitë në mes liderëve të PDK-së dhe AAK-së shumë shpejt mund t’i japin fund koalicionit, kjo po vërehet edhe në PDK po ekzistojnë dy rryma politike, rryma Thaçi dhe Veseli. Veseli gjasat i ka zero të reformojë PDK-në për të larguar servilët dhe njerëzit e paaftë, Veseli po ka probleme serioze në këtë drejtim, ai deri më tash ka dështuar për të bërë një reformë të ndarë nga njerëzit e Thaçit, përçarja duket të jetë evidente, se diçka nuk shkon në PDK moti është vërejtur”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, Veseli nuk ka mundur ta ndryshojë PDK-në pasi është ballafaquar brenda saj.

“Veseli kishte kërkuar dhe ka pasur të flasë me disa njerëz që janë të vyeshëm politikisht dhe profesionalisht dhe është ndalur për arsye që deri tash nuk i ka bërë publike fjalët e tij se PDK-ja do të ndryshojë njëqind për qind deri më tash nuk ka ndodhur, për arsye që ai është ballafaquar brenda PDK-së”, ka theksuar ai.

Ai vlerëson se qeveria mund të bie dhe zgjedhjet të mbahen në fund të nëntorit, duke shtuar se brenda dy jave do të definohet kjo çështje, që të ketë ose zgjedhje ose zvarritje të kotë të Haradinajt nëpër korridore të Qeverisë.

“Qeveria mund të bie dhe zgjedhjet mund të ndodhin në fund të nëntorit. Brenda dy jave që vijnë do të mund të definohet kjo çështje, pra ose zgjedhje ose zvarritje të kotë të Haradinajt nëpër korridore të qeverisë, me paaftësi të shumta që ka dhe me njerëz analfabetë të rrethuar. Është me interes të veçantë të shkohet në zgjedhje është parë se është e kotë kjo qeveri e paaftë, glomaze, shpenzuese, zhvatëse e plaçkitjes”, ka deklaruar për gazetën “Bota sot” Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat