“Lufta” Thaçi-Veseli: Krasniqi flet për rivalitetin mes tyre

Politika

“Lufta” Thaçi-Veseli: Krasniqi flet për rivalitetin mes tyre

Nga: N.H Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:50
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Tensionimi i raporteve në mes të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë që të nxiten disa debate të ndryshme lidhur me ketë çështje.

Dikur të pandashëm, sot po kalojnë momentet më të këqija.

Situatën e krijuar e ka komentuar edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se dorëheqja e Abelard Tahirit nga posti i ministrit të Drejtësisë, ka të bëjë me rivalitetin e krijuar mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Konsideroj që dorëheqja e Abelard Tahirit nga posti i ministrit të Drejtësisë , ka të bëjë me rivalitetin mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ish-ministri Tahiri është njeri i Thaçit, dhe Kadri Veseli dëshiron që ta pastrojë partinë nga njerëzit e tij. Një gjë të tillë edhe e paralajmëroi”.

Image
Faik Krasniqi

“Prandaj, nuk besoj që direkt kjo ka të bëjë me Ramush Haradinajn, sepse PDK-së në këto muaj nuk do t'i leverdisnin zgjedhjet e parakohshme. Ajo është e vetëdijshme që shkuarja në zgjedhje do të thoshte fundi i saj”, ka thënë analisti Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e brendshme për PDK-në janë opsion në pranverën e vitit të ardhshëm, pasi qytetarët do të fillojnë të lëvizin lirshëm në zonën shengen.

“ Zgjedhjet për PDK-në janë opsion në pranverën e vitit të ardhshëm, pasi qytetarët do te fillojnë të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, por jo edhe para fundit të këtij viti”, ka përfunduar, Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

Së fundi, mbi situatën e krijuar në këtë parti, ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka konfirmuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk do të japë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat