Deputetja e Vetëvendosjes pyet Thaçin: Pse u ndale në kohën e Rankoviçit?

Politika

Deputetja e Vetëvendosjes pyet Thaçin: Pse u ndale në kohën e Rankoviçit?

Nga: A.M. Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:10
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është para kapitullimit politik dhe ka përmendur deklaratën e Thaçit për “dhuratën” e Aleksandër Rankoviçit. 

“Ne duhet të dimë që ky njeri është jo vetëm para kapitullimit politik por edhe para një kthese dramatike ku projekti i fundit për "korrigjim kufijsh" definitivisht e demaskoj edhe në syrin e qytetarit  të thjesht  dhe ky duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes manovroj  dhimbshëm dhe ultë. Dhe me vjen interesant nga deklaratat e tij se nuk duam një dhuratë të Rankoviç dhe pyetja për Thaçin është se si mund të bëjë dhuratë diçka që është e jotja”, ka thënë Millaku për “Bota sot”.

Gjithashtu, ajo i është drejtuar Thaçit duke e pyetur pse nuk po i kthehet historisë gjatë kohës së mbledhjes se Bujanit, në të cilin u miratuan rezolutën  për bashkimin me Shqipërinë në janar të vitit 1944.

“Dhe tjetra pyetje është  pasi Thaçi po i kthehet historisë, pse u ndal në kohën e Rankoviçit  dhe nuk shkoj edhe  nja 10-11 vite me herët në kohën  e  mbledhjes se Bujanit kur delegatet  miratuan rezolutën  për bashkimin me Shqipërinë pra në janar të vitit 1944”, ka deklaruar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat