A do hiqet taksa rrugore Kosovë-Shqipëri-flet Pal Lekaj

Politika

A do hiqet taksa rrugore Kosovë-Shqipëri-flet Pal Lekaj

Nga: N.A Më: 3 tetor 2018 Në ora: 22:11
Pal Lekaj

Të gjithë ata që do të udhëtojnë në Rrugën e Kombit, në pjesën e Shqipërisë që është e gjatë 110 kilometra, do të paguajë një tarifë.

Këtë taksë rrugore gjithashtu do ta paguajnë edhe qytetarët e Kosovës,të cilët e frekuentojnë më së shpeshti Shqiperinë.

Mirëpo çfarë është duke bëre ministria e Infrastrukturës rreth kësaj rreth kësaj çështje.

Gazeta ”Bota sot” ka kontaktuar me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn i cili ka thënë se janë në bisedime të vazhdueshme me qeverinë e Shqiperisë lidhur me këte rast.

Lekaj ka shtuar se Taksa për shtetasit e Kosovës është diskrimunuëse dhe e padrejtë.

“Ne nuk jemi vetëm duke biseduar  por çdo here jemi munduar të kemi komunikim me homologun tim ministrin Gjinkurin për të ja shprehu pakënaqësinë e qytetarëve të Kosovës për tarifën rrugore që e ka aplikuar qeveria shqiptare.Ajo që nuk mund të pajtohem është çmimi  shumë i lartë i tarifës rrugore dhe është dashur të bisedohet edhe me qeverinë e Kosovës sepse dikun 70 për qind e qytetarëve të Kosovës e frekeuentojën Rrugën e Kombit dhe mendoj që është e padrejtë edhe diskriminuese për qytetarët tanë” ka thënë ai.

Tutje, Lekaj ka thënë se do të bëjnë çmos që ky çmim të jetë më i favorshëm.

“Ajo qfarë mund të them kur e përmendi diskriminimin është se  çdo rrugë ka aleternativë dhe qytetarët ja mundëson dy, ose rrugen e kombit ose rrugën  lokale me kushte më të vështira varësisht nga dëshira e qytetarit.Mirëpo në këtë rast ata nuk kanë alternativë tjetër prandaj është një lloj diskriminimi për këtë tarfië .Ne do të bëjmë çmos të kontaktojmë me ministrinë e Infrastrukturës që ky çmim të jetë më i favorshëm për ta.” ka përfunduar ministri Pal Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat