“Anija e Kosovës po përplaset me dallgë të rrezikshme”

Politika

“Anija e Kosovës po përplaset me dallgë të rrezikshme”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 tetor 2018 Në ora: 19:49
Hashim Thaçi në Ujman dhe protesta e VV-së

Të shtunën është mbajtur protesta gjithë popullore e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh apo siç po e quan ai “korrigjim kufijsh”.

Ndërkohë në pritje të fillimit të protestës, presidenti Thaçi u lajmërua nga Liqeni i Ujmanit.

Protesta gjithë popullore e 29 shtatorit është cilësuar masovike dhe suksesshme, në të cilën dolën mijëra qytetarë kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Deri më tash në opinionin publik është supozuar se një pjesë e veriut të Kosovës do të jetë pjesë e këtij shkëmbimi. Më saktësisht, Liqeni i Ujmanit “mund përfshihet” në këmbim të territoreve. Po në ditën e protestës, Presidenti përkundër që kishte paralajmëruar se do t`i adresohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, erdhi me disa orë vonesë pasi fillimisht ka vizituar Liqenin e Ujmanit.

Më pas, para pjesëtarëve të FSK-së, ka deklaruar se nuk do të ketë as cenim të interesave strategjike të Kosovës, më saktësisht, nuk do të preket Liqeni i Ujmanit, nuk do të preket Trepça, nuk do të preket tërësia e qytetit të Mitrovicës.

Por, kjo vizitë e Thaçit në Liqenin e Ujmanit, në ditën e protestës po vlerësohet si si një kundërpërgjigje ndaj protestës të zhvilluar kundër tij në Prishtinë.

Millaku pyet Thaçin: Pse u ndale në kohën e Rankoviçit?

Image
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, veprimin e presidentit Thaçi e sheh si tentim për ta devalvuar protestën, si dhe tregon gjendjen e panikut që e ka kapluar.

“Veprimi i Hashim Thaçit është tentim për ta devalvuar lajmin për protestën  masovike dhe madhështore të Vetëvendosjes dhe krejt kjo u bë urgjentisht kur kuptoj masivitetin e kësaj proteste. Sidoqoftë kjo manovër e tij tregon gjendjen e tij  pra panikun që e ka kapluar me të drejte pasi që ky është  fillimi i fundit të tij”,  është shprehur deputetja e VV-së .

Sipas saj, Thaçi është para kapitullimit politik dhe  ka përmendur deklaratën e Thaçit për “dhuratën” e Aleksandër Rankoviçit. 

“Ne duhet të dimë që ky njeri është jo vetëm para kapitullimit politik por edhe para një kthese dramatike ku projekti i fundit për "korrigjim kufijsh" definitivisht e demaskoj edhe në syrin e qytetarit  të thjesht  dhe ky duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes manovroj  dhimbshëm dhe ultë. Dhe me vjen interesant nga deklaratat e tij se nuk duam një dhuratë të Rankoviç dhe pyetja për Thaçin është se si mund të bëjë dhuratë diçka që është e jotja”, ka thënë Millaku për “Bota sot”.

Gjithashtu, ajo i është drejtuar Thaçit duke e pyetur pse nuk po i kthehet historisë gjatë kohës së mbledhjes se Bujanit në të cilin u miratuan rezolutën  për bashkimin me Shqipërinë në janar të vitit 1944.

“Dhe tjetra pyetje është  pasi Thaçi po i kthehet historisë , pse u ndal në kohën e Rankoviçit  dhe nuk shkoj edhe  nja 10-11 vite me herët në kohën  e  mbledhjes se Bujanit kur delegatet  miratuan rezolutën  për bashkimin me Shqipërinë pra në janar të vitit 1944”, ka deklaruar Millaku për “Bota sot”.

Zogaj: Anija e Kosovës është duke u përplasur me dallgë të rrezikshme

Image
Skënder Zogaj

Ndërkaq, në një bisedë me “Bota sot”, analisti politik, Skënder Zogaj e ka quajtur të suksesshme protestën gjithë popullore, e cila kundërshton korrigjimin e kufijve me Serbinë.

“Protesta gjithë popullore ka qenë e paralajmëruar dhe e përcaktuar për të shprehur kundërshtimin ndaj deklaratave të Presidentit rreth korrigjimit të kufijve me Serbinë. Protesta u mbajt dhe ishte e suksesshme sepse tuboi një numër mjaft të madh qytetarësh!”, ka thënë ai .

Gjithashtu, ai është shprehur se nuk mund të spekulojnë arsyen e Thaçit pse ka vizituar Liqenin e Ujmanit në ditën e protestës.

“Presidenti dumk mos qenë i dëshiruar në këtë tubim, kishte krijuar agjendën e tij me vizitë në Ujëman dhe tek FSK-ja, që ishin transparente sepse u dhanë gjerësisht jo vetëm nga mediat vendore! Se cili ishte qëllimi i Thaçit nuk mund të spekuloj, mbetet të shihet, por një gjë po shihet qartë: Anija kosovare është duke u përplasur me dallgë të rrezikshme!  Kryeneçësia dhe inatet nuk sjellin asgjë të mirë!”, është shprehur Zogaj për “Bota sot”.

Thaçi është i koordinuar me Vuqiçin

Image
Faik Krasniqi

Kjo vizitë e Thaçit, po quhet provokim dhe kundërpërgjigje ndaj protestës së zhvilluar kundër tij në Prishtinë. Kështu, vlerëson analisti politik, Faik Krasniqi, për më tepër, ai shton se do të kishte normal sikur të vizitonte më herët këtë vizitë.

“Është hera e parë e Presidentit Thaçi që viziton atë pjesë të Kosovës të banuar me shumicë serbe. E sidomos Liqenin e Ujmanit. Po të kishte vizituar edhe më herët atë pjesë, do të ishte krejt në rregull. Por vizita e tij e djeshme në Ujman, ishte provokim dhe kundërpërgjigje ndaj protestës të zhvilluar kundër tij në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se presidenti i Kosovës është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi që pa lejen e tij nuk do të guxonte të vizitonte atë pjesë.

“Protestë e organizuar kundër tentim pazareve të tij me territor të Republikës së Kosovës. Çdo gjë ka qenë e kordinuar me presidentin e Serbisë Vuçiq, sepse pa lejen e tij nuk do të kishte guxuar të shkonte atje, ashtu siç nuk ka guxuar të shkojë në dy dekadat e fundit!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

Ndryshe, Thaçi në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashid Çalaj. duhet të dimë që ky njeri është jo vetëm para kapitullimit politik por edhe para një kthese dramatike ku projekti i fundit për "korrigjim kufijsh" definitivisht e demaskoj edhe në syrin e qytetarit  të thjesht  dhe ky duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes manovroj  dhimbshëm dhe ultë. Dhe me vjen interesant nga deklaratat e tij se nuk duam një dhuratë të Rankoviç dhe pyetja për Thaçin është se si mund të bëjë dhuratë diçka që është e jotja”, ka thënë Drita Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat