Afera e veteranëve të rrejshëm të luftës rrezikon të zgjas me vite

Politika

Afera e veteranëve të rrejshëm të luftës rrezikon të zgjas me vite

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 tetor 2018 Në ora: 19:45
Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj

Pa ndihmën e NATO-s, Kosova do ta kishte të pamundur që të çlirohet nga okupuesi serb.

Tani pas 20 viteve të përfundimit të luftës janë publikuar edhe listat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas listave të publikuara, në luftë kanë marrë pjesë një numër prej 60 mijë ushtarësh. Ndërsa, më vonë është verifikuar se shumë prej tyre kishin lindur në kohën e luftës apo ishin fëmijë.

Por, nuk u desh shumë kohë, për tu zbuluar këto “mashtrime” me këto.

Po ashtu PSK-ja ka ngritur aktakuzë kundër anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Tashmë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë emrat e këtyre personave që  cilësohen si “veteranë mashtrues”.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se aktakuza u është dërguar tashmë të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre.

“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata ka bërë dërgimin e aktakuzës të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre. Seanca e shqyrtimit fillestar nuk është caktuar ende”, thuhet në përgjigje.

Gashi: Aktakuza nuk do të ketë epilog meritor

Image
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se rasti i veteranëve qysh nga fillimi është dizajnuar që të dështoje në aspektin penal

“Rasti i ngritjes së akuzës për mundësimin e përfitimit të kundërligjshëm të parave nga qeveria e Kosovës respektivisht dyshimin për keqpërdorime të pozitës zyrtare të komisionit qeveritare për veteran të UÇK qysh nga fillimi është dizajnuar që të dështoje në aspektin penal”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se aktakuzë për veteranet e rrejshëm të UÇK nuk kemi nga ish prokurori Elez Blakaj.

“Së pari duhet të dimë se prokurori Blakaj nuk ka e ka dërguar aktakuzën në gjykatë dhe kjo aktakuzë është nënshkruar dhe dërguar në gjykatë nga prokurori Afrim Shefkiu e jo nga Blakaj. Thëne shkurt dhe thjeshtë aktakuzë për veteranet e rrejshëm të UÇK nuk kemi nga ish prokurori Elez Blakaj”, ka potencuar ai për “Bota sot”

“Kjo aktakuze kurrë nuk do merr një epilog meritore gjyqësorë sepse  në Kosovë fuqinë e vërtetë e kanë politikanet , udhëheqësit politik e që janë edhe shtetëror. Dhe këta nuk do lejojnë që të marr epilog të merituar gjyqësore ngase i prek interesat e tyre personale”, ka theksuar Gashi për “Bota sot”.

“Këta veteran që kanë përfituar në mënyrë mashtruese janë thjesht mashtrues e jo veteran të UÇK-së dhe këta janë përdorë si makina votuese për bossat e tyre të zonave të caktuara të UÇK-së. Dhe edhe përmes këtyre mashtruesve disa kanë ardhur në pushtet, e disa e kanë mbajtur pushtetin dhe epilogu dihet. Është diskredituar që nga fillimi ky proces kështu që ose gjykata do ta kthej në plotësim aktakuzën

Ose prokuroria në seancat e para do ta ndryshoj me të vetmin qëllim që të nxjerrët një ligj  tjetër për të mbuluar këtë skandal tepër të rënd në Kosovën e pasluftës”, ka përfunduar avokati Gashi për “Bota sot”.

Afera e veteranëve të rrejshëm të luftës

Image
Profesor, Dr. Binak Maxharraj

Ndërsa, Profesor, Dr. Binak Maxharraj ka thënë për “Bota sot” se, në vend po sundon një kastë e pandërgjegjshme politikanësh dhe se kanë marrë pushtetin për të plaçkitur. Ai ka thënë se ata i kanë shkatërruar të gjitha fushat e rëndësishme të shoqërisë duke filluar nga ekonomia deri tek arsimi.

“Siç dihet pas luftës në Kosovë nuk po qeverisë por po sundon një kastë e pandërgjegjshme politikanësh të cilët posa dolën nga lufta e rrëmbyen, e kapen dhe e zaptuan shtetin deri sa nuk ia zunë frymën. Ata në çdo palë zgjedhje me hatër apo me zor po i “fitojnë” zgjedhjet dhe po e marrin pushtetin, jo për ta ndërtuar shtetin për ta plaçkitur shtetin. Kështu kjo kastë e korruptuar politike krejt pas luftës njihet me skandale dhe afera të ndryshme politike në të gjitha fushat e jetës. Ata e shkatërruan ekonominë e cila ishte ndërtuar me decenije me radhë, duke e shitur me çmime te ulëta përmes privatizimit, e shkatërruan shëndetësinë krejtësisht, e mjeruan arsimin dhe Universitetin që dikuar jepte kuadro të njohura, duke formuar universitete dhe fakultete edhe nëpër lagje. Arsimi u degradua deri në skajshmëri, njerëzit filluan të marrin diploma universiteti me dije e pa dije, bile  edhe pa shkollë të mesme dhe pa shkuar kur në fakultet, nisën te shiten dhe blihen diplomat,etj.,dhe tashti njerëzit me diploma fakulteti mezi dinë me e shkru emrin e vet”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se kjo kastë e politikanëve kanë sjell aferat dhe kanë krijuar klane të ndryshme dhe se nuk mbahen mend për projekte të cilët kanë zhvilluar vendin.

“Kjo kast politike nuk i solli asgjë të mirë këtij vendi pos aferave të çdollojshme, u krijuan klane të ndryshme, që me i famshmi është ai Klani Pronto i cili e kishte kapë aq shume shtetin sa që asgjë gati institucionalisht nuk funksiononte, por veç ”nën dorë” siç thuhet ndaç me kry punë. Kjo kastë politike nuk mbahet mend për ndonjë projekt të madh zhvillimor në dobi të vendit, bile edhe investitorët e huaj ikën sepse posa ta hapin gojën i korruptojnë në stilin “ama po ta japi”. Por, një ndër aferat më të mëdha të pas luftës që kjo kastë ia “dhuroi” vendit është afera e veteranëve të rrejshëm të luftës. Ky ishte skandali më i madh që e tronditi vendin por edhe e habiti krejt botën”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Me 60 mijë ushtar në luftë, Serbia nuk do kishte mundësi të bënte aq gjenocid në Kosovë

Gjithashtu, Maxharraj ka pyetur pse nuk janë ndalur nga UÇK-ja krimet e bëra gjatë kohës së luftës nga Serbet?. 

“Shikoni Serbia vrastare në Kosovë ka pas hiç më shumë se nja 40 mijë ushtar, paramilitare etj. me ç’rast bëri masakra të paparapara në popullin shqiptarë, vrau mbi 15.mijë kryesisht popullatë të pa mbrojtur nga askush, përdhunoj mbi 20 mijë vajza, motra dhe nënat tona, e shkeli dhe e bëni tokë të djegur tërë vendit derisa nuk u ndalë nga UÇK-ja dhe NATO. Sipas të gjitha parashikimeve, sipas të gjitha të dhënave me të cilat po manipulojnë krerët e UÇK-së në Kosovë nuk ka pas kurrë më shumë se 15-20 mijë luftëtarë me pushkë në dorë. Më të mbaruar lufta dhe me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, vit pas viti fillojë të evidentohen luftëtarët të cilët kishin marrë pjesë aktive në luftë”, ka shtuar ai.

 Ai ka shtuar se, sipas Ligjit mbi veteranët u bë njëfarë aplikimi për të gjetur numrin e saktë të luftëtarëve në veteran të luftës që sipas ligjit u takonin edhe beneficionet, si dhe numri i tyre u rrit ndër vite.

 “U formua edhe Komisioni Qendror në krye me Agim Çekun për të bërë mirëvajtjen me këto aplikacione, si kusht ishte luftëtar për të marrë certifikatën nga Komandanti dhe komanda në të cilën ke qenë luftëtar aktivë. Por çuditërisht për çdo vit e më shumë vinte tu u rritë numri i veteraneve të luftës, dhe kur ky numër arriti diku ne 60 mijë veteran të luftës plasi sherri, që do të thotë se Kosova paska pas në luftë hiç më pak së 20 mijë ushtarë më shumë se Serbia. Atëherë shtrohet pyetja si është e mundur që Serbia të bëjë kaq vrasje, dëbime dhe masakrime kundrejt 60 mijë ushtarëve tanë, ku ishin ata gjatë luftës kur digjej dhe masakrohej popullsia e Kosovës. Hej, me 60 mijë ushtar në luftë, Serbia nuk do kishte mundësi të bënte aq gjenocid në Kosovë. Por atëherë nuk ishin aq, kah shkuan nëse ishin, ku fshiheshin nëse ishin, si u bë e mundshme që me të mbaruar lufta të gjithë i nxorën uniformat nga kaçubat në të cilat i kishin fshehtë duke ikë nga ushtria serbe, dhe i veshën duke treguar se isha luftëtarë në UÇK. Si është e mundshme që ky numër i luftëtarëve aktiv gjatë luftës të rritet në 60 mijë veteranë. Çka ndodhi kështu, kush e beri këtë. A nuk është kjo edhe një njollosje më shumë e luftërave të vërtetë  por edhe të krejt luftës së UÇK nga këta mashtruesit që të trajtohen si të njëjtë me luftëtarët e vërtet me ata të rrejshëm, pasi që dikush nga komandantët ua kishte dhanë apo edhe ua kishte shitë çertifikatën se gjoja ishte luftëtarë.. Si u bë kjo punë, si u rritë ky numër në 60 mijë veteran. Më çfarë të drejtë por edhe me çfarë guximi kishin Komandantet që lëshonin këso certifikata të rrejshme, apo ndonjë letër të shkruar me laps si dëshmi për tu bë dikush veteran i rrejshëm. Por, çfarë komandantesh pikë së pari janë ata që vetë me dorën e tyre e njollosin luftën e pastër si loti të UÇK-së duke propozuar veteran të rrejshëm që kurrë luftën se kishin pa me sy, bile bile u bënë veteran edhe ata që ishin lind dy a tri vite ose edhe më keq kishin lindur gjatë luftës. O tempora, o moris, do thonin Latinet e vjeter, se çka po ndodhë me ne”, ka thënë Maxharraj për “Bota sot”.

Përgjegjësia tek komandantët e zonave

Po ashtu, ai ka potencuar se Kosova nuk ka buxhet që të përballoj një numër kaq të madh dhe se çështja u bë e madhe që kaloj deri në Prokurori.

“Numri i veteraneve të rrejshëm u rritë në të gjitha Zonat e Luftës, por çuditërisht më së shumti pati në Rrafshin e Dukagjinit ku thuhet se dolën deri në 15 mijë veteran, si u bë kjo kur vetë Komandanti i kësaj zonë patë deklaruar se gjatë luftës ka patur shumë raste kur kam mbete edhe me nga 50 ushtar, pa kah shkuan ata të tjerët?!.Dosido ky numër kaq i madh i veteraneve prej 60 mijë nuk mund të përpinte as buxheti i varfër i Kosovës. Çështja u bë e madhe që kaloj deri në Prokurori. Nuk e di a e pati fatin apo sherrin që kjo lëndë ti bie në shqyrtim një prokurori të ri, një prokuror i pa korruptuar i cili kishte bë shkolla në Amerikë, pra atje ku ka mësuar se si të zbatohet ligji. Punojë, ani pse edhe i shantazhuar nga eproret e vetë e lëshoi bombën, se në Kosovë janë hiq me pak se mbi 20 mijë veteran të rrejshëm, të jashtëligjshëm. Dhe çështja e tronditi opinionin tonë dhe atë të jashtëm. Prokurori i ri Elez Blakaj pas kësaj u ndje i kërcënuar dhe shkojë në SHBA, por siç thotë ai e ka ndërgjegjen e pastër se ka bë një punë të ndershëm në zbulimin e veteraneve të luftës, ani pse askujt nga komandanteve dhe pushtetarëve nuk u vinte mirë”, ka theksuar ai për “Bota sot” .

Sipas Maxharrajt, pse është heshtë në këtë drejtim janë dy arsye kryesore, vota dhe ryshfeti.

“Shtrohet edhe një pyetje tjetër në këtë kontekst, pse u rritë kaq shumë numri i veteranëve të rrejshëm, a ishin në dijeni strukturat e larta të pushtetit së çka po ndodhë ne Kosovës gjatë liverimit të veteraneve të luftës, nëse ishin në dijeni pse atëherë me kohë nuk e ndalën këtë marifet, këtë marre. Por ata, besoj se të gjithë ishin në dijeni, sepse pa dijeninë e tyre askush nuk kishte guxuar të vepronte në këtë mënyrë. Por, unë mendojë se pse është heshtë ne këtë drejtim janë dy arsye kryesore, vota dhe paraja(ryshfeti).Dhe ja llogaria e thjeshtë 60 mijë veteran të rrejshëm nëse secili i kishte më së paku nga tre anëtar në familje aty për aty dalin nja 180 mijë vota në zgjedhje për partitë e dala nga lufta, por ka shume raste që këto certifikata, siç shkruajnë portalet e ndryshme edhe janë ble me para”, ka thënë ai.

Gjykimi mund të zgjas me vite

Po ashtu, ai mendon se në këtë komision certifikatat erdhën nga komandantet e zonave  të terreneve dhe komisioni Qendror dhe se mund të duhet nga cilët komandat janë lëshuar ato .

“Por, me gjithë atë çështja e veteraneve të luftës sikur të mos bënë bujë të madhe, disi kam përshtypjen se po tentohet të malverzohet, të heshtet ky problem, kur dihet fakti se ku me e ditë se sa komandante janë përfshirë në këtë skandal politik: Kjo çështje  disi është kah nisë të heshtet edhe nga vetë Qeveria, sepse po tuten se mos po dalin edhe bishta me të mëdhenj të përzier në këtë aferë jo aq të lakmueshme për Kosovën. Por, megjithatë u bënë disa arrestime, sidomos të anëtarëve të Komisionit qendror në krye me Agim Çekun. Por, që këtu shtohet një pyetje mjaftë kurciale, a është ky komision që lëshoi çertifikatë për veteranet e rrejshëm. Unë mendoj së jo. Në këtë komision certifikatat erdhën nga komandantet e zonave  të terreneve dhe komisioni Qendror mund ta dijë, tekstualisht se nga cili komandant janë leshu këto çertifikata .Kjo është çështje e gjykatës që të vërtetoj së kush i lëshoi, nga cili person apo komandant janë lëshuar këto certifikata dhe pastaj secili të përgjigjet për veprën e vet”,ka thënë Maxharraj për “Bota sot”.

Ai është shprehur skeptik, duke thënë se kjo lëndë mund të zvarritet me vite.

“Unë nuk e di së a do të ketë gjykim të mirëfilltë, kur dihet se gjykatat janë të kapura, të ndikuara politikisht ndoshta edhe nga veta ata që kishin dhënë urdhra që kështu të veprohet me këto lista të rrejshme të veteranëve të luftës. Unë jam shumë skeptik, se duke e pare gjerësinë e këtij rrafshi shumë të ndërlikuar juridikisht dhe politikisht që kjo punë në gjykata të kryhet me nder dhe me ligj, pa shti spica politike anash.  Dhe së kjo mund të zhagitet shumë vite siç ndodhë me shumë gjykime në sistemin tonë gjyqësor. Në mënyrë të dinjitetshme dhe të sinqertë kjo çështje mund të kryhet saktë e sigurt vetëm pas një Vettingu gjithëpërfshirës në sistemin e gjithmbarshëm të drejtësisë në Kosovë. Pa Vetting në këto rrethana siç i kemi tashti ku çdo gjë diktohet nga politika nuk mund të pritet më shumë”, ka deklaruar ai Maxharraj për  “Bota sot”.

Ndryshe, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, janë emrat për të cilët prokuroria ka ngritur aktakuzë lidhur me çështjen e veteranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat