LDK mbështet formimin e ushtrisë: Çdo armatë lëvizë lirshëm në gjithë territorin e saj

Politika

LDK mbështet formimin e ushtrisë: Çdo armatë lëvizë lirshëm në gjithë territorin e saj

Nga: G.B Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:46
Foto ilustruese

Qeveria i ka dërguar Kuvendit pakon e projektligjit të ri për FSK-në, ku kryeministri ka thënë se me këto ndryshime, FSK-ja nuk do të ketë kufizime dhe do të mund të lëvizë në gjithë territorin e Kosovës.

Se a do të votojë LDK-ja pro ndryshimit të ligjit për FSK-në, deputeti Naser Rugova ka thënë për gazetën “Bota sot” se LDK do të mbështes të gjitha procedurat për shndërrimin e FSK-në në ushtri.

Image
Naser Rugova

“Po, LDK do të mbështes të gjitha procedurat ligjore për shndërrimin e FSK në ushtri”, ka deklaruar ai.

Ndërsa lidhur me lëvizjen e FSK-së në gjithë territorin e Kosovës, deputeti nga Rugova, ka thënë se çdo ushtri e një shteti të pavarur duhet të lëviz lirshëm në tërë territorin e vendit dhe nuk duhet të na diktojnë presidentët e vendeve fqinje se si të veprohet me ushtrinë tonë.

“Çdo armatë e një shteti të pavarur lëvizë dhe operon lirshëm në tërë territorin e shtetit të vet, prandaj këtë të drejtë dhe mision do ta ketë edhe ushtria e Kosovës. Unë nuk dua të besoj që shteti i Kosovës do lejojë që presidentë të shteteve fqinje të na diktojnë se kah dhe si duhet të veprojë ushtria e një shteti sovran”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat