Flet Haziri: Opozita nuk duhet ta votoj rezolutën

Politika

Flet Haziri: Opozita nuk duhet ta votoj rezolutën

Nga: N.H Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:51
Deputetët e LDK-së

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka komentuar rezolutën e propozuar së fundit nga koalicioni aktual.

Haziri ketë e konsideron si një "truk" i lehtë i bërë opozitës që ta përfshijë edhe ketë të fundit në të ashtuquajturin ekip negociator.

Image
Nexhat Haziri

“Rezoluta e cila është propozuar tani nga koalicioni qeverisës PAN, është një hap taktik nga ky koalicion se sa ka ndonjë domethënie të veçantë nga to gjërat të cilat janë të shkruar edhe në kushtetutë dhe si duket kjo është një truk i lehtë i bërë opozitës që ta përfshijnë në të ashtuquajturin ekip negociator i qeverisë për bisedime me Serbinë”, ka thënë Haziri.

Më tej, ai thotë se opozita nuk duhet ta votoj ketë rezolutë e cila nuk e shprehë në mënyrë kategorike se i ndalohet presidentit Thaçi ta bëjë një gjë të tillë.

“Andaj mendoj se opozita nuk duhet ta votoj këtë rezolutë e cila nuk e shprehë në mënyrë kategorike se i ndalohet presidentit Thaçi dhe kujdo qoftë të bisedojë për integritetin territorial të vendit dhe të arrijë apo nënshkruaj dokumente që bien ndesh më Kushtetutën e vendit”.

“Dhe po ashtu unë mendoj se opozita duhet të këmbëngul në vazhdimin e seancës për të miratuar rezolutën e paraqitur nga vet kjo, e cila është shumë më përmbajtjesore dhe me decidive kur është në pyetje sovraniteti territorial i Kosovës dhe ndalimi i presidentit Thaçi për të biseduar e tregtuar me territorin e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat