“Luftë komandantësh”, Thaçi-Rambo, cili do dalë fitues, varet nga “ushtarët” e tyre!

Politika

“Luftë komandantësh”, Thaçi-Rambo, cili do dalë fitues, varet nga “ushtarët” e tyre!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 8 tetor 2018 Në ora: 20:34
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Ka filluar lufta e “komandantëve” ndërmjet krerëve të shtetit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeminsitri Ramush Haradinaj kanë filluar “luftën” e tyre.

Lufta e tyre në këto momente është e pazakontë. Njëri është për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit, e tjetri kundër. Të paktën kështu janë deklaratat e tyre.

“Lufta” mes dy ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës filloj pikërisht për kufurin.

Presidenti Hashim Thaçi është për “korrigjim” të kufijve me Serbinë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj është kundër, madje këtë idenë e presidentit, kryeministri e ka shpallur të “vdekur” duke shpreh ngushëllime.

E ngushëllimet e Haradinajt, Thaçit nuk i kanë pëlqyr për idenë e tij famoze, andaj ka filluar kërcënimet ndaj kryeministrit.

“Ju shprehi ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shprehu të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet…”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

E pas kësaj, siç duket është acaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili e cilësojë Haradinajn si një populist që ‘ka nevojë të korrigjojë mendimet e veta’.

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka kërcënuar me shkarkim kryeministrin Ramush Haradinaj, për shkak të qëndrimeve të tij kundër idesë për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Kreu i shtetit, i ka cilësuar të habitshem deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, rreth idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë, duke thënë se ai “ose është në humor të mirë ose është komod në karrigën e vet”.

“Unë kam pritur që të jetë më racional karshi deklaratave për dialogun. Një kryeministër serioz nuk flet për luftëra dhe tragjedi, por për reforma. Sido që të jetë ka dështuar të bëjë një gjë të tillë në javët dhe muajt e fundit”, ka vazhduar me kritika, ndaj Haradinajt Presidenti Thaçi.

Kryeministri Haradinaj të premten në fshatin Marinë të Skenderajt, i tha presidentit Thaçi se nuk guxon të flas me Serbinë për territorin e Kosovës.

“Jam i sigurt se Kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij për procesin e  dialogut”, tha Presidenti.

Thaçi kishte përgatitur edhe goditjen e fundit për Haradinajn, duke ia përmendur miqësinë që ka me Milan Radojciqin e Veriut të Mitrovicës.

Sipas presidentit, kryeministri Haradinaj po e sakrifikon Luginën e Preshevës vetëm për një person, duke aluduar në Milan Radojciqin, që konsiderohet nja nga njerëzit më me ndikim në veri.

“Nuk e sakrifikojë luginën për hir te ndonjë  individi në veri”, tha Thaçi para gazetarëve. Përfundimisht Thaçi kërkoi nga Haradinaj që të jetë më i mençur dhe më i shkathët kur është në pyetje dialogu me Serbinë.

Pas kërcënimit të presidentit Hashim Thaçi, mbetët të shihet se si do të veproj kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas disa juristëve, Ramush Haradinaj në kordinim me opozitën kanë mundësi me shkarku presidentin Hashim Thaçi.

Megjithatë, inatet personale tek partitë politike në Kosovë ende nuk janë larguar, andaj është e vështirë që disa parti të bëhën së bashku kundër një të keqe më të madhe.

Në këtë rast, për të shpëtuar Haradinaj me fytyrë duhet të bëjë gjithçka që të bashkohet me opozitën, të bëjën votat e nevojitura për shkarkimin e Thaçit, ndryshe ai do të jetë viktima e radhës e Thaçit.

Dihet mirë, madje këtë publikisht e tha edhe vet Thaçi javën e kaluar, se kur kemi ngecje në Kosovë ai punon për rrezimin e Qeverisë, tashmë kësaj iniciative ai ia ka filluar.

Mbetët të shihet se cili do të qëndroj në pozitë, presidenti Hashim Thaçi, apo kryeministri Haradinaj.

Njëri “komandant” do të rrëzohet, por cili është ai, kjo varët nga “ushtarët” e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat