Avdyli flet për përplasjen në mes të kryeministrit dhe presidentit: Thaçi po mbron interesat e Serbisë

Politika

Avdyli flet për përplasjen në mes të kryeministrit dhe presidentit: Thaçi po mbron interesat e Serbisë

Nga: G.B Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:01
Haxhi Avdyli

Së fundmi mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ka pasur përplasje për çështjen e korrigjimit të kufijve.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Thaçi është shndërruar në rrezik të vendit, duke u bërë argat i agjendës së Vuçiqit.

“Ideja e rrezikshme e Hashim Thaçit për shkëmbim apo falje të territoreve po pëson fiasko. Se çfarë zori ka ky president që katandis për tu bërë argat i agjendës së Vuçiqit nuk e di, por një po shihet se është shndërruar në rrezik të vendit”, është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket Haradinajt, Avdyli thotë se pavarësisht të gjithave, ai për dallim nga Thaçi ka ndjenja të përgjegjshmërisë ndaj interesit të vendit.

“Ramush Haradinaj mund të ketë qindra gabime në qeverisjen e tij, por kur vjen puna të kjo çështje ka treguar që akoma te ai ka ndjenja të përgjegjshmërisë ndaj interesit të vendit të cilat Hashim Thaçit po i mungojnë. Hashim Thaçi po mbron me zell interesat e Serbisë dhe këtë duhet ndaluar të gjithë ne, pa marrë parasysh në cilat parti jemi”, ka deklaruar deputeti Haxhi Avdyli për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat