Zëvendësministrja e Kosovës i kundërpërgjigjet Ivica Daçiçit për njohjet

Politika

Zëvendësministrja e Kosovës i kundërpërgjigjet Ivica Daçiçit për njohjet

Nga: D.RR Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:44
Rejhan Vuniqi, Ivica Daçiç

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka dalur publikisht me deklarata se Serbia po punon që numri i njohjeve për Kosovën të bie nën 100 deri në fund të vitit.

Zëvendësministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi, në një prononcim për “Bota sot” i ka komentuar këto deklarata të Daçiç, duke thënë se ne kemi kundërshtuar me sukses përpjekjet serbe për të revokuar njohjen e Kosovës në muajt e fundit dhe kështu do të vazhdojnë t’i kundërpërgjigjen.

Image
Rejhan Vuniqi

“Ne kemi kundërshtuar me sukses përpjekjet serbe për të revokuar njohjen e Kosovës në muajt e fundit dhe në të njëjtën mënyrë do të vazhdojmë të kundërpërgjigjemi ndaj përpjekjeve serbe që kanë synim për të dëmtuar qëndrimin e Kosovës ndërkombëtarisht. Pra, ne nuk komentojmë se çfarë thotë Dacic, por punojmë në terren me vendet për të forcuar angazhimin bilateral të Kosovës dhe pozitën e saj multilaterale. Ky është qëllimi ynë dhe puna vazhdon më tutje. Përgjigja më e mirë për deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Serbisë është ngritja i anëtarësimit të Kosovës si Anëtar I Asocuar në Frankofoni me konsensus, ku rreth 20 vende nuk e njohin Kosovën, por e mbështeten fuqishëm Kosovën. Ky është rezultat i punës personale të ministrit Pacolli dhe të shërbimit të jashtëm të Kosovës”, ka thënë Vuniqi.

Ajo më tutje tregon për angazhimet e ministrisë së jashtme në rrugën e procesit të njohjes së Kosovës.

“Ministria dhe Ministri personalisht janë plotësisht të angazhuar në procesin e njohjes së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB ishte një platformë e mirë për të lobuar më tej, ku u takuan më shumë se 70 delegacione. Ne kemi vizituar disa vende që janë në proces të njohjes së Kosovës dhe disa prej tyre po finalizojnë procedurat e brendshme. Kur dhe si nuk do të jemi në gjendje të themi pasi është një çështje qe vendoset nga një qeveri tjetër dhe për të mbajtur diskrecionin e procesit. Por puna po bëhet drejtpërdrejt me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Njohja e Kosovës është një proces i pandalshëm. Gjeografia është globale. Vendet kanë të drejtën sovrane për të marrë vendime dhe ne jemi duke punuar me disa vende për të shpejtuar procesin. Ne jemi duke punuar me vendet që kanë për disa arsye hezitim për të njohur Kosovën, ndaj sfidat janë më të mëdha”, ka treguar Vuniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat