Ideja për korrigjim kufijsh, po i ndihmon Daçiq-it që të lobojë kundër njohjes së Kosovës

Politika

Ideja për korrigjim kufijsh, po i ndihmon Daçiq-it që të lobojë kundër njohjes së Kosovës

Nga: D.RR Më: 14 tetor 2018 Në ora: 13:11
Hashim Thaçi

Prof. Dr. Binak Maxharraj e ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili haptas doli dhe tha që Serbia po punon që numri i shteteve që kanë njohur Kosovën, të bie nën 100.

Maxharraj thotë se, Daçiç po ndjek vijën e kasapit Millosheviq dhe se, Daçiç dhe Vuçiq janë po ata që kanë krijuar probleme në Mitrovicën e Veriut dhe që të dy ende mbeten armiq të Kosovës. Ai thekson se ideja për korrigjim po i ndihmon Daçiçit të loboj për “çnjohje”.

Image
Binak Maxharraj

“Ideja për korrigjim kufijsh, po i ndihmon Daçiçit që të loboj për çnjohje të Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq është njeriu I vijës së Slobodan Milosheviq. Ishte zëvendës I tij kur e shkatërruan ish Jugosllavin me qellim për të krijuar Serbin e Madhe. Tashti ai e trashëgon Partinë Socialiste te Sllobodan Millosheviqit ku edhe është kryetar I saj. Ata gjatë luftërave vranë me qindra e mijëra civil, shkatërruan të gjithë infrastrukturën edhe ekonomin, depërtuan me miliona jashtë. Masakrat I vazhduan edhe në Kosovë, me ç’rast masakruan dhe vranë mbi 15 mijë kryesisht civil, përdhunuan mbi 20 mijë vajza, motrat dhe nenat tona, e bëri Kosovën tokë te djegur, derisa Kosova më ne fund u çlirua nga kthetrat e shovinizmit Serb. Qenia e Ivica Daçiqit prej krimineli nuk ka ndryshuar fare as sot e kësaj dite, ani pse dialogu me Hashim Thaçin për disa vite ai mbeti armiku kryesor I Kosovës se bashku me Aleksnder Vuçiqin. Këta as sot e kësaj dite nuk mund te pajtohen se Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur. Nganjëherë mundohen te veshin petkun e demokratit por në esencë janë çetnik, kriminel si atëherë kur vrisnin shqiptar, me ju ardh rasti ata prapë vrasin dhe sakatojnë shqiptar. Që të dytë janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe qe 20 vite e këndej bëjnë çmos që ta pengojnë rrugëtimin e pavarësisë së Kosovës, çoftë duke krijuar problem ne veriun e Kosovës te cilin pothuaj se e kanë okupuar plotësisht, dhe tashti po e kërkojnë edhe ndarjen e saj, por këta shkojnë edhe me larg duke e penguar Kosovën ne anëtarësimin në Organizata te ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Maxharraj.

Mirëpo, profesori mendon se këto deklarata të Daçiç janë boshe dhe se, nuk ka diçka serioze në këtë drejtim. Ai kritikon ministrin e jashtme të Kosovës për mos punën e tij të duhur në aspektin diplomatik.

“Njëra nderë këto pengesa është edhe lobimi për mosnjohjen e Kosovës, bile duke shkuar edhe më larg se qe paguan për mosnjohje. Pos asaj qe ky njeriu trupulat po merret dhe po tenton që të loboj edhe te ato shtete labile për çnjohjen e Kosovës. Bile ai pa fije turpi deklaron se deri në fund të këtij viti do ta qojë çnjohjen e Kosovës nën 100 vende. Ani pse Ivica Daçiq lobon qe sa vite ai nuk ka arrijë te bane ndonjë punë te madhe ne këtë drejtim. Këto janë vetëm deklarata boshe në këtë drejtim, sa për te qu mesazhe të vendet e ndryshme për situatën politike aspak stabile ne Kosovë. Situata politike në Kosovë është e brishtë dhe jo stabile e cila edhe me tutje po shkon duke u përkeqësuar, sepse partitë politike për shkak te bajraktarizmit te tyre nuk po mund të merren vesh as “për një çorbë pule” e le ma për më shumë. Qeveria është po ashtu jo stabile me shume defekte e skandale te ndryshme, e pa aftë te organizoi jetën shtetërore ne vend. Por kësaj situate që Ivica Daçiq është ”trimëruar” për me ç’kapë njohjet po I kontribuojnë edhe aspekte, Aspekti I pare ka e bëjë me punën e dobët, të brishët, jo organizative të Ministrisë së punëve te jashtme e cila po ashtu ka brenda saj skandale diplomatike, por kjo Ministri ne krye me Behgjet Pacollin nuk është e aftë, nuk ka sens të mjaftueshëm diplomatik për lobim me te dinjitet hëm për prurën e njohjeve te reja. Këtë më se miri e tregon fakti se në këto vitet e fundit gati së nuk kemi asnjë njohje te re. Ky është faji i jonë, i kësaj Ministrie e cila nuk angazhohet sa duhet. Rasti më i mire u treguar këto ditë në Nju Jork ku u mbajte Asambleja e Përgjithshme e OKB ku u bënë shumë skandale te pa hijshme e cila la një njollë te keqe ne diplomacinë ndërkombëtare. Aspekti i dytë, që po ndikon në mosardhjen e njohjeve të reja, por edhe për tentimin e Ivica Daçiqit që të zbresë, reduktoj numrin e njohjeve po I kontribuon edhe politika destruktive e Presidentit të Kosovës, i cili ne vend se të jetë një president unifikues ai po bahet kohet e fundit përçarësi më i madh i skenës politike. Ideja e tij për copëtimin dhe korrigjimin e territorit po e përçanë edhe më shumë jetën politike në Kosovë. Në këtë ide këtë njeri nuk e përkrah askush, as vendoret as ndërkombëtaret, por e ka lidhë diku “çykën e vetë” dhe nuk po lëshon pe. Këtë ide ky po e shtjellon kudo qe arrijnë dhe mundë te shkojë, pa marr parasysh se a i pëlqen dikujt kjo apo jo. Me këtë ide Presidenti i Kosovës më shumë po qon mesazhe nëpër botë së diçka me këtë Kosovën tone nuk është ne rregull, prandaj edhe hezitojnë të na pranojnë, por ndoshta me insistimin e Ivica Daçiqit edhe të na çnjohin dhe shumë prej tyre ndoshta edhe pyesin si është e mundur që një shtet ta njoh Kosovën me këta kufij, kurse shteti tjetër me kufijtë tjerë që krijon paqartësi dhe konfuzitet në aspektin ardhjes se njohjeve te reja por edhe te çnjohjes në të cilin po insiston dhe lobon Ivica Daçiq”, është shprehur Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat