Gjykata Speciale po e vazhdon punën e saj!

Politika

Gjykata Speciale po e vazhdon punën e saj!

Nga: N.A Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:54
Gjykata Speciale

Dialogu me Serbinë, korrigjimi i kufijve e deri te propaganda e egër serbe për tërheqje të njohjeve nga shtetet e tjera, janë vetëm disa nga kryetemat e fundit në vend të cilat ende nuk po u gjendet një zgjidhje
 
Nga ana tjeter kemi Gjykatën Speciale e cila çdo ditë komentohet për ngritjen e mundshme të aktakuzave.

 Mirëpo sa  po ndikojnë zhvillimet e fundit politike në vend, në fillimin e saj? 

Zyra për komunikim e Gjykatës Speciale ka kthyer përgjigje për gazetën “Bota sot” ku ka thënë se nuk kanë kurrfarë komenti në lidhje me zhvillime politike, ZPK vazhdon punën.
 
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre në përputhje me Ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe amendamentin kushtetues përkatës. Nuk kemi kurrfarë koment në lidhje me zhvillimet politike” kanë përfunduar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat