Shala: Shkarkimet dhe emërimet e ministrave janë pazare të brendshme të partive politike

Politika

Shala: Shkarkimet dhe emërimet e ministrave janë pazare të brendshme të partive politike

Nga: G.B Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:26
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Ekrem Mustafa është emëruar ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, pasi ministri Bejtush Gashi u shkarkua nga detyra.

Arsyeja për këtë u tha të jetë performanca e tij e dobët.

Gashi nuk kishte shumë kohë që ishte emëruar ministër i kësaj ministrie.

Image
Drizan Shala

Se pse po bëhet ndërrimi i ministrave të Punëve të Brendshme brenda një periudhe të shkurtër, njohësi i çështjeve aktuale në vend dhe ekspert i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ministri Gashi ka qenë i vetmi me një të kaluar të pastër dhe që vjen nga fusha e sigurisë, andaj nuk mund të vlerësohet për performancë të dobët.

“Vlerësimi që është bërë mbi performancën e ministrit Gashi unë mendoj që as një organ brenda partiak nuk ka kapacitet të japë vlerësim "profesional" mbi punën e një ministri e në rastin tonë Ministrit Gashi. Sepse deri më tani ishte i vetmi ministër i cili ka një të kaluar të pastër dhe vjen nga fusha e sigurisë dhe me këtë nuk mund t'i atribuosh mungesën profesionale e cila mund të shpie në performancë”, është shprehur ai.

Sipas Shalës, arsyeja e shkarkimeve dhe emërimeve të reja të ministrave në këtë ministri, është si pasojë e pazareve politike dhe nuk ndikon në aspektin e sigurisë.

“Ministri Gashi është emëruar në atë pozitë si pasojë e shkarkimit të ministrit paraprak, arsyeja e shkarkimeve dhe emërimeve vjen si pasojë e pazareve të brendshme të partive politike dhe që në asnjë mënyrë nuk munden të ndikojnë në aspektin e sigurisë. Arsyeja që pozita e ministrit i përket më shumë në aspektin e politikave strategjik/politik se sa në ndikim të drejtpërdrejt në nivelin operacional të institucioneve që i kontrollon MPB-ja”, ka deklaruar Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat