Maxharraj: Berisha e Çeku duhet të japin dorëheqje urgjentisht

Politika

Maxharraj: Berisha e Çeku duhet të japin dorëheqje urgjentisht

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:10
Binak Maxharraj

Profesor, Dr. Binak Maxharraj ka kërkuar që urgjentisht të japin dorëheqje Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe zëvendësministri Agim Çeku.

Maxharraj për “Bota sot” ka deklaruar se aq shumë është pështjellur çështja e veteranëve sa që askush nuk e din saktësisht numrin e ushtarëve të UÇK-së.

“Kohët e fundit u banë shumë spekulime rreth numrit të veteraneve të UÇK-se të cilët kanë marrë pjesë në çlirimin e Kosovës. Askush nuk e dinte numrin e saktë sepse kjo çështje u pështjellua aq shume sa që zor që doli dikush të thotë se sa ushtar ka pas UÇK-ja. Kjo çështje u problematizua edhe me shumë kur sipas Ligjit mbi veteranet të hartohet numri i saktë i tyre që sipas ligjit u takojnë edhe beneficionet. Doli numri se veteran të luftës dolën mbi 60 mijë veta. Të gjithë u habitën me një numër kaq të madh të veteranëve. Filluan spekulimet për numrin e vërtetë,  i cili sillej rreth 12 mijë apo 15 mijë e deri ne 20 mijë, por askush nuk besonte se në Kosovë kanë luftuar 60 ushtar aktiv. Prokuroria e mori këtë çështje në hetim me prokurorin Elez Blakaj i cili pasi që e kreu punën, e nxori rezultatin se janë diku mbi 20 mijë veteran mashtrues. Çështja shkoi edhe në Gjykatë ky u akuzuan mbi 12 persona , kryesisht të komisionit qendror për përcaktimin e veteraneve të luftës, për shkak se kanë lëshuar certifikata të rrejshme për peronat qe edhe kurrë nuk kanë qenë në luftë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Po ashtu, ai ka folur edhe për akuzat ndaj ministrit Berisha dhe zëvendësit të tij Çeku, si dhe raportimet  për shkëputjen e bashkëpunimet nga Administrata e  SHBA-së me këta të dy.

“Ndër ata që u akuzuan nga Gjykata janë edhe  Ministri i MFSK Rrustem Berisha dhe z/ministri i tij Agim Çeku. Kjo i ka rënë në sy edhe Administratës se SHBA dhe  Ambasadës së SHBA në Prishtinë të cilët reaguan menjëherë duke e shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin e MFSK Rrustem Berishën dhe z/ministrin Agim Çeku, për shkak të shpalljes se akuzave për veteranë të rrejshëm”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Duke fol për këtë çështje, Maxharraj ka theksuar se,  Administrata e SHBA-së me të drejtë ka vepruar duke e shkëputë komunikimin dhe bashkëpunimin me Berishën dhe Çekun,  pasi është ngritë akuza gjyqësore.

“Dihet së SHBA-të është shteti me demokraci me të zhvilluar në botë. Në këtë demokraci sundon Ligji dhe së askush këtu nuk është mbi ligjin. Këtu nuk manipulohet me ligje, nuk guxon askush të përzihet në çështjet e drejtësisë bile as vete Kryetari i SHBA, sepse drejtësia, prokuroria dhe gjykatat janë absolutisht të pavarura sa që askush nuk guxon të ndikojë në to. Prandaj, duke u nisur nga kjo Administrata e SHBA-ve më të drejtë ka vepruar duke e shkëputë komunikimin dhe bashkëpunimin me këta dy persona pasi që për ta është ngritë akuza gjyqësore, kjo as me tepër pasi që është fjala për një segment të ndejshëm siç është ushtria”, ka ai theksuar për “Bota sot”.

Profesori mendon se Berisha dhe  Çeku duhet të japin dorëheqje dhe se i mbetet në dorë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në rast mos ofrimit të dorëheqjes , ti shkarkojë nga detyra e tre.

“Unë mendojë së Ministri i MFSK Rustem Berisha dhe zv/ministri i tij Agim Çeku duhet pa ndonjë hamendje të dorëheqjen nga detyrat e tyre, të mos spekulojnë për asgjë, sepse vendimet që i merr Administrata e SHBA nuk për të luajt me to por që të zbatohen tani dhe menjëherë pa hamendje. I mbetet në dorën e Kryeministrit Ramush Harajdinaj që këta të dytë nëse nuk jepni dorëheqje ti shkarkojë nga detyre sepse nuk ka lojë më mikun tonë më të Madh, Amerikën e cila bëni çmos që ta çliroi dhe sot jemi këtu ku jemi shtet i  pavarur dhe sovran në shtetin tonë, dhe se për këtë nuk duhet të vejmë kurrfarë hamendje rreth dorëheqjeve të tyre”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat