Profesori universitar tregon pse u shkarkua ministri Bejtush Gashi

Politika

Profesori universitar tregon pse u shkarkua ministri Bejtush Gashi

Nga: G.B Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:16
Bejtush Gashi

Ministri i Punëve të Brendshme është shkarkuar nga detyra për shkak të performancës së dobët. E në vend të tij, është emëruar Ekrem Mustafa.

Bejtush Gashi nuk kishte shumë kohë që ishte emëruar ministër i kësaj ministrie.

Image
Fadil Maloku

E për ndërrimin e shpeshtë të ministrave të Punëve të Brendshme brenda një periudhe të shkurtër, njohësi i çështjeve aktuale në vend, profesori Fadil Maloku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se MPB duke qenë ministri e dëgjueshme e politikës, ka bërë që interesant klanore të politikanëve të ndeshen me ato të politikës dhe ndërrimi i shpeshtë i ministrave duket se vjen nga shtimi i kontrollit nga bosat e nëntokës.

“MPB e njohur gjithnjë si një ministri e dëgjueshme e politikës, ka bërë që interesat klanore të bizneseve oligarkike (të politikanëve biznesmen, e jo e kundërta, biznesmenëve politikanë!?), të ndeshen jo rrallë herë me interesat e politikës kosovare - [ ] Ndërrimi i shpeshtë i ministrave nga ky institucion, duket që është pasojë e mu këtij shtimi të kontrollit dhe survejimit që po vjen nga “bossat” e nëntokës politike [ ]. Edhe “dorëheqja” e Ministrit Gashi, pa fije dyshimi ka të bëjë me këtë dukuri”, është shprehur ai.

Sipas Malokut, Gashi ka pasur përgatitjen profesionale e morale, por duket se ai nuk ka mundur tu bëjë ballë presioneve e shantazheve.

“Por, fakti dhe akti që i njëjti ka pranuar që të katapultohet në misionin diplomatik, për mua është shumë simptomatike! Si të shpjegohet “shkarkimi” (largimi!) e Z. Gashi me pretekstin e ”perfomancës”!? Kur, kihet parasysh e gjithë ngrehina ministrore e kësaj qeverie, me përplot ministra e zv.ministra me aktakuza të ngritura? Që d.m.th. Se z. Gashi, me përgatitjen e tij profesionale, e morale, ua tejkalon që të gjithëve...Duket, që i njëjti s’ka mundur t’u bëjë ballë presioneve dhe shantazheve të oligarkisë mediokre politike...”, ka deklaruar profesori Fadil Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat