Haziri: Sistemi i drejtësisë ka dështuar ti trajtojë krimet serbe gjatë luftës në Kosovë

Politika

Haziri: Sistemi i drejtësisë ka dështuar ti trajtojë krimet serbe gjatë luftës në Kosovë

Nga: D.B Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:53

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar t`i trajtojë krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, sidomos kur këto krime janë bërë nga qytetarët serb të Kosovës.

Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri, sipas të sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë vullnet, madje as atëherë kur drejtësia udhëhiqej nga UNMIK-u, e as me rastin e pavarësisë së Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

Ai ka thënë për “ Bota sot” se institucionet tona të drejtësisë neglizhuan rastet e krimeve të luftës pa iu bërë vonë.

“Mendoj se pas denoncimit dhe deklaratave për media të nja nga viktimave të dhunës seksuale dhe përfolja se njëri nga dhunuesit e saj është qytetar i Kosovës nga nacionaliteti serb dhe që është në detyrën e policit të Kosovës, mendoj se drejtësia duhet të veprojë. Po ashtu uroj që ky të jetë një shembull që raste të tjera të denoncohen, dhe të fillohet që drejtësia të vihet në vend. Po ashtu rastet e dhunës seksuale duhet të vihen në rënd të parë para drejtësisë, pasi kjo çështje është një nga plagët më të rënda, jo vetëm për ato që janë viktima të kësaj dhune, por edhe një dhembje e madhe për shoqërinë tonë në përgjithësi”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat