Java e ardhshme vendimtare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj? Flet deputetja e LDK-së

Politika

Java e ardhshme vendimtare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj? Flet deputetja e LDK-së

Nga: N.H Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:49
Deputetët e LDK-së

Derisa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se është duke punuar dhe se do ta çojë mandatin e tij deri në fund, kështu nuk mendon edhe opozita. Nga krahu i kundërt deklarojnë se ajo i ka ditët e numëruara.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kryeministri Haradinaj duhet të bindet se nuk e ka legjitimitetin, dhe se nuk ka kurrfarë mundësie që ta stabilizojë Kuvendin.

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

“Mendoj se që edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj duhet me u bind që nuk e ka legjitimitetin dhe nuk ka kurrfarë mundësie me stabilizu Kuvendin e Kosovës, kur dihet se shumica shqiptare është në opozitë. Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës sa më shpejtë që mundemi me i siguru votat për mocion do ta procedojmë. Zgjidhja më e mirë për qytetarët janë zgjedhjet e reja”, është shprehur deputetja Bunjaku-Rexhepi.

E pyetur se a do të jetë vendimtare java e ardhshme për Qeverinë Haradinaj, Bunjaku-Rexhepi është përgjigjur se kjo varet nëse do mund t’i sigurojnë votat e nevojshme.

“Varet se a do mundemi mi siguru votat e mjaftueshme për mocion”, është përgjigjur deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, nga Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmërojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat