Jashari: “Korrigjimi i kufijve” është në interes të Serbisë

Politika

Jashari: “Korrigjimi i kufijve” është në interes të Serbisë

Nga: D.B Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Opinionisti Skender Jashari, në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se faktori politik në Luginën e Preshevës, ka bërë shumë gabime të rënda veçmas nga vitet 2000 e këndej.

Ai ka theksuar se shumicën e politikaneve lokal të komunës së Preshevës i njeh personalisht.

“ ‘Jo vetëm në lidhje me zgjidhjen e statusit juridiko-politik të Luginës së Preshevës, por edhe në shumë aspekte të tjera, nuk janë treguar vigjilent, e as serioz, madje edhe kanë treguar inferioritet dhe pavendosmëri në Kërkesat të Shqiptareve. Çështja e Luginës mund dhe duhet të zgjidhet me dialog e deri me mjetin e fundit diplomatik( luftë) siç është pushtuar më 16-18 tetor 1912! Faktori politik shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri, edhe me porosi të disa zyrtarëve të BE-së, kanë heshtur Çështjen e Luginës së Preshevës me qëllimin që Serbia të tërhiqet drejt BE-së, për ta larguar nga influence ruse. Dëgjueshmëria e politikanëve tonë pra edhe presidentit të tashëm të Kosovës, ishte jo e mirë për Interesin Kombëtar shqiptar dhe posaçërisht në dëm të Interesit të Shqiptareve të Luginës së Preshevës”, ka thënë opinionsti Jashari.

Sipas tij, derisa sot edhe presidenti i Serbisë, e pranon që shqiptaret janë më mirë se kurrë dhe Serbia më keq se kurrë, por e keqja është se politikanët tonë nuk orientohen drejt arritjes së objektivave të Republikës së Kosovës e aq më pak të Luginës së Preshevës

“ Ndarja faktike e veriut, është dashur të parandalohej, madje edhe me rastin e intervenimit amator të korrikut 2011 në Veri është edhe më absurd-kjo mënyrë e intervenimit mund të quhet në aspektin ushtarak tradhti sepse nuk është përpiluar plani operativ i duhur. Duket sheshazi, që “korrigjimi i kufijve” është në interes të Serbisë, nëse do preket Veriu i Kosovës, gjoja duke korrigjua( duke ia kthye) tre komunat veriore të Kosovës Serbisë dhe duke marr madje edhe tërë Luginën e Preshevës- bindja ime do e quante tradhti. Jam i bindur që presidenti Thaçi është një vegël e mirë e BE-së, sepse ai nuk e ngriti asnjëherë Çështjen e Luginës, derisa Serbia vazhdimisht joshet për t’u larguar nga Rusia”, ka thënë opinionisti Jashar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat